7.5 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Nderohen dëshmorët e kombit në Malishevë

Me rastin e shënimit të “Ditës së Dëshmorëve të Kombit”, sot në Komunën e Malishevës, janë përkujtuar dëshmorët e rënë në luftën për liri. Homazhe dhe nderime në kujtim të të gjithë dëshmorëve të kombit, janë bërë pranë Shtatores së Komandanti Legjendar Adem Jashari në Malishevë, në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe në Kleçkë.

Homazhe sot kanë bërë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha me drejtorët e drejtorive komunale, pastaj kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Malishevë, Sinan Gegaj, përfaqësuesi i OVL të UÇK-së në Malishevë, Muhamet Xhyliqi, kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fatmir Buçaj dhe veteranë e qytetarë të tjerë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suhareka triumfon në Prizren

Suhareka arriti një fitore të rëndësishme 4–2 ndaj Prizrenit, duke marrë tri pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë, raporton PrizrenPress. Pjesa e parë përfundoi...

Gërvalla për Avdylin: Është impulsiv, do diskutojë me të

Donika Gërvalla në cilësinë e bashkëkryetares së partisë Guxo ka folur edhe për dorëheqjen e deklaruar nga deputeti, Haxhi Avdyli nga të gjitha pozitat...

Lajmet e Fundit