3.4 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Ndërpriten punimet edhe në një objekt për tejkalim të lejës ndërtimore në Prizren

Drejtoria e Inspektoratit, ka ndërprerë punimet në ndërtimin e etazheve pa leje në njërën nga ndërtesat në rrugën “ De Rada” në Prizren, e cila ka leje vetë për etazhitet B+P+7.

Zyrtarë të drejtorisë së Inspektoratëve në Prizren, të mërkurën kanë ekzekutuar një vendim të vetin për ndërprerjen e punimeve në një ndërtesë në afërsi të Stacionit të Autbusëve në Prizren, pasi që kompania ka tentuar vazhdim të punëve edhe për dy kate shtesë pa leje, përkundër vendimit të inspektorëve duke i larguar edhe shiritat dhe kishte vazhduar me punime, ka njoftuar nga vendi i ngjarjes, drejtori i Inspektoratëve në Prizren, Islam Thaçi.

Drejtori Thaçi, tha më tej se, gjatë inspektimit të sotëm është vërtetuar vazhdimi i punëve dhe kompanisë në fjalë i është lëshuar vendimi për kthimin e ndërtesës në gjendje ashtu siç është paraparë me leje ndërtimore, dhe se punimet tashmë plotësisht janë ndërprerë, tha ai.

Drejtori Thaçi, tha në funde se , nuk do të ketë tolerancë ndaj të gjitha ndërtimeve pa leje në komunën e Prizrenit./TV Prizreni/

Previous article
Next article

Më Shumë

Totaj emëron dy drejtorë të LDK-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot dy drejtorë nga radhët e LDK-së në pozita kyçe të administratës komunale. Florent Ukaj është...

Dardan Berishës i çahet koka nga goditjet e publikut në Prizren

Basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha është goditur nga tifozët në Prizren. Klubi i Pejës ka dal me njoftim duke treguar se Berishës i është qarë...

Lajmet e Fundit