Ndërrohet komanda e FSK-së

Komanda e FSKGjenerallejtënant Kadri Kastrati ia ka dorëzuar sot detyrën e komandantit të FSK-së, gjeneralmajorit Rrahman Rama, gjatë një ceremonie të mbajtur në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Me këtë rast presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, ka vlerësuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është institucioni më i besueshëm në vend.

Në këtë ceremoni, përveç presidentes Jahjaga kanë marrë pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa, ministri i FSK-së, Haki Demolli, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Francesco Paolo Figliuolo, ambasadorë dhe atashe ushtarakë të akredituar në Kosovë, përfaqësues të NATO-s, oficerë të lartë të FSK-së, të KFOR-it, si dhe personalitete politike dhe ushtarake të vendit dhe të huaj.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit