10.9 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Ndërroi jetë mësuesi nga Hasi Malë Sylëmetaj

Ka ndërruar jetë mësuesi nga Hasi, Malë Sylëmetaj.

Ai ishte njëri ndër mësuesit e parë jo vetëm në Demjan, por në tërë Regjionin e Hasit.

Shkrimtari Besim Muhadri shkruan se “mësuesi Malë, për shumë e shumë vite me radhë, që nga fundi i viteve 50-të të shekullit të kaluar, dha kontribut të rëndësishëm në edukimin e gjeneratave të tëra në Demjan e gjetiu në Has”.

“Përveç përkushtimit në punë, ai mbahet mend edhe për pedantëri, si në punë, ashtu edhe në jetën e përditshme”.

“Malë Sylëmetaj, të cilin nuk besoj se ndokush nga Demjani të mos e ketë pasur mësues, ishte ndër mësuesit e parë të Hasit, pas Luftës së Dytë Botërore”, shkruan Muhadri në Facebook.

Më Shumë

Bilanc interesant i përballjeve direkte mes Bashkimit dhe Borës

Bashkimi i Prizrenit e pret sonte Borën nga kryeqyteti në kuadër të serisë gjysmëfinale të play off-it në elitën e basketbollit kosovar. Portokallinjët dhe prishtinasit...

Nxënësit e Prizrenit garojnë në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe Shqipëri–Kosovë

Nxënësit e klasave të nënta nga shkollat e Prizrenit po marrin pjesë në “Olimpiadën e Dytë të Përbashkët të Gjuhës Shqipe” Shqipëri–Kosovë, një garë...

Lajmet e Fundit