3.8 C
Prizren
E martë, 29 Nëntor, 2022

Ndërron jetë në moshën 50-vjeçare bateristi i “Foo Fighters”, Taylor Hawkins

Bateristi i “Foo Fighters”, Taylor Hawkins, ka ndërruar jetë sipas një konfirmimi të bërë nga grupi në rrjetet sociale të premten mbrëma.

“Familja Foo Fighters është e shkatërruar nga humbja tragjike dhe e parakohshme e të dashurit tonë, Taylor Hawkins. Shpirti muzikor dhe e qeshura e tij do të jetojnë me të gjithë ne përgjithmonë”, tha grupi në një deklaratë.

“Zemrat e tyre janë me gruan, fëmijët dhe familjen e tij dhe kërkojnë që të respektohet privatësia e tyre në këtë kohë të vështirë”, vijoi më tej deklarata e tyre.

 

Hawkins ishte 50 vjeçar.

Pas themeluesit dhe drejtuesit të “Foo Fighters”, Dave Grohl, Taylor ishte anëtari më i shquar i grupit.

Ai luajti gjithashtu në filmin komedi-horror të publikuar së fundmi nga “Foo Fighters, “Studio 666”.

Taylor Hawkins (Foto: Getty Images)

Aktualisht grupi po bën turne në Amerikën e Jugut dhe do të luante një shfaqje në Bogota, Kolumbi.

Shkaku i vdekjes së Hawkins nuk u bë i ditur akoma. /Telegrafi/

Më Shumë

Iniciativa për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti pritet të diskutohet nesër në Kuvend

Nesër (e mërkurë) në Kuvendin e Kosovës pritet të debatohet dhe më pas të merret një vendim nëse do të kalojë në Komisionin për...

Zhduket një 14 vjeçare në Prizren

Në 14 vjeçare është zhdukur në Prizren. Rasti është lajmëruar nga vëllai në polici. Ajo është larguar nga shtëpia, por familja nuk di asgjë për të....

Lajmet e Fundit