3.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Në Celinë të Rahovecit kanë nisur punimet për ndërtimin e fushës së re sportive

Në fshatin Celinë, kanë nisur punimet për ndërtimin e fushës së re sportive.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar edhe nga Afrim Dina, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport kanë marrë pjesë në nisjen e punimeve për ndërtimin e fushës sportive në fshatin Celinë.

Pas nisjes së punimeve, kryetari Latifi ka thënë se ndërtimi i hapësirave te reja sportive është një prej prioriteteve kryesore të qeverisjes sonë, për të krijuar vende të përshtatshme ku të rinjtë tanë argëtohen dhe zhvillojnë talentet e tyre.

“Urime qytetarëve të Celinës ky projekt i ri, i cili do të përfundojë në afate të arsyeshme kohore”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Më Shumë

Bashkimi fiton bindshëm në Tiranë

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Tiranës me rezultat 72:50, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kuadër të Ligës...

Policia po heton zhdukjen e një personi në Rahovec

Një burrë është raportuar i zhdukur që dy ditë në qytetin e Rahovecit. Sipas raportit 24-orësh, ai është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer...

Lajmet e Fundit