Në ditën e Fitër Bajramit, Totaj i shkon për vizitë Bashkësisë Islame të Prizrenit

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot së bashku me nënkryetarin, me drejtorë, asambleistë si dhe me bashkëpunëtorë të tjerë kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, ku u mirëpritëm nga kryetari Besim ef. Berisha, kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj dhe bashkëpunëtor të KBI.

“I uruam drejtuesit e Bashkësisë Islame dhe gjithë qytetarët e besimit islam të komunës së Prizrenit, festën e FITËR BAJRAMIT”, thotë Totaj.

“Paqja, mëshira dhe begatia qoftë mbi ju dhe familjet tuaja”.

“Uroj të pritni edhe shumë festa të tjera me shëndet e gëzime!” / PrizrenPress.com

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit