14.9 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Në Ditën e Pastrimit të Botës mbillen fidane në fshatin Gjonaj të Hasit

“Pastërtia është gjysma e shëndetit, prandaj, ruajtja e natyrës është prioritet i yni!”

Kështu u shpreh sot kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, me ç’rast u shënua Dita e Pastrimit të Botës me një aksion pastrimi në disa lokacione të fshatit Gjonaj të Hasit, ku edhe mbollën fidane të shumta.

May be an image of 5 people, people standing, tree and outdoors

Këtij aksioni, që ia ktheu pamjen e bukur pasurisë natyrore të zonës, iu bashkuan edhe drejtorët e asamblistët e Komunës së Prizrenit, përfaqësues të Kryqit të Kuq, nxënës e shumë qytetarë.

“Të punojmë së bashku për planetin tonë!” – ishte porosia e Kryetarit Totaj./ PrizrenPress.com

May be an image of 13 people, people standing and outdoors

Më Shumë

Totaj pret kolonelin Federico Mora

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në një takim njoftues Kolonelin Federico Mora, komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndimore të...

Kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një shtetas i Maqedonisë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është shoqëruar në polici në pikën kufitare të Vërmicës, pasi në kamionin e tij u gjetën tre shtetas...

Lajmet e Fundit