8.1 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Në Kuvend vetëm kur është e nevojshme

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Aida Dërguti, ka treguar se kjo lëvizje nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.

Ajo ka thënë se bojkoti i punës së Kuvendit nga VV-ja nuk do të jetë sikurse ai i AAK-së dhe Nismës.

Dërguti në një intervistë për “Epokën e re” ka bërë me dije se Lëvizja Vetëvendosje! do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit vetëm kur e sheh të nevojshme praninë e saj për të penguar ndonjë vendim të dëmshëm për interesat e qytetarëve.

Ajo ka thënë se nga pozita nuk do të pranojnë kurrfarë oferte për dialog.

Më Shumë

Junior 06 mposht Trepçën në Prizren

Junior 06 ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 72:66 (22:14, 22:18, 22:18, 6:16), në kuadër të javës së 12-të të Superligës...

Goditen me veturë dy këmbësorë në Prizren

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në Prizren, ku dy këmbësorë janë goditur nga një automjet. Sipas konfirmimit nga Policia...

Lajmet e Fundit