Ja kush ishin vëllezërit Bakraoui që tmerruan Brukselin

Ibrahim el- Bakraoui 29 vjeçar, detonoi njërin nga dy mjetet me eksploziv në aeroportin Zaventem. Vëllai më ri Khalid el-Bakraoui 27 vjeçar ishte përgjegjës për shpërthimin e tretë në stacionin e metrosë Maelbeek, raporton The Guardian.

Të dy vëllezërit vdiqën gjatë sulmeve. Ibrahim el-Bakraoui u identifikua nga shenjat e gishtërinjve. Policia më vonë gjeti një kompjuter që përmbante fjalët e tij të fundit ku ai ndjehej “ në nguti, duke mos ditur çfarë të bëj, i ndjekur gjithandej, jo i sigurt,” dhe i frikësuar “nëse kjo vazhdon, do të përfundojë …. në një qeli.”

Vëllezërit të dy shtetas belg, kishin dosje të gjatë kriminale, megjithatë jo për terrorizëm. Por policia ka qenë në kërkim të tyre para sulmeve të Brukselit pasi hetuesit i kanë lidhur ata me sulmet në Paris nëntorin e kaluar, raporton The Guardian

Më Shumë

Shpallen përfituesit e subvencioneve në kulturë, rini dhe sport në Prizren

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit ka publikuar listën përfundimtare të individëve dhe organizatave joqeveritare përfituese të subvencioneve në fushat...

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Lajmet e Fundit