4.6 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Në Malishevë kundështohen Asociacioni dhe Demarkacioni

Tre subjektet opozitare Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovë kanë njoftuar se sot do ta mbajnë manifestimin e radhës në Malishevë.

Në një njoftim për media thuhet se qytetarët e Malishevës nuk pajtohen me kthimin e Serbisë brenda Kosovës e as me faljen e mbi 8 mijë hektarëve tokë Malit të Zi.

“Për këtë do të manifestojmë nesër bashkë, të shumtë në numër dhe të vendosur në qëndrimin që marrëveshjet për këto çështje duhet të tërhiqen”.

“Malisheva ka treguar edhe më herët që del në mbrojtje të Republikës, kërkon çlirim dhe nuk mund të rrijë e qetë kur vendi kërcënohet si në këtë situatë nga këto marrëveshje shumë të dëmshmë”.

Në këtë njoftim thuhet se projekti i “Zajednicës” që e gjymton Kosovën dhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi që e copëton territorin e Republikës përbëjnë alarm për të gjithë ne.

Andaj partitë opozitare kanë bërë të ditur se mblidhen nesër në Manifestimin për Republikën, në sheshin e Dëshmorëve në Malishevë, në orën 13:00 për të shprehur vullnetin tonë: kundër marrëveshjeve.

“Nuk mund të sillemi sikur shteti nuk është në rrezik. Marrëveshjet famëkeqe mund të tërhiqen. Ato duhet do të tërhiqen”, përfundon ky njoftim për media.

Treshja opozitare kanë mbajtur manifestime të tilla edhe në Gjakovë, Gjilan dhe Pejë.

Më Shumë

I ndërtohet shtëpia nënës së dëshmorit të kombit, Avni Buçaj

Sot është bërë ceremonia e dorëzimit të çelësave të shtëpisë për nënën e dëshmorit të kombit, Avni Mursel Buçaj, nga fshati Lladroc i Komunës...

Kryetari i Prizrenit paraqet raportin vjetor të punës para qytetarëve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka prezantuar sot para qytetarëve raportin e punës dhe angazhimit ekipor për vitin 2025. “Në kuadër të këtij...

Lajmet e Fundit