10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Në Malishevë, situata me ethe hemorragjike nën kontroll

Në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës, u bë e ditur, se situata epidemiologjike, me ethet hemorragjike krime kongo (EHKK), është në kontroll, edhe pse me ngritjen e temperaturave ka filluar te shtohen thumbimet nga rriqrat, ndërsa javën e ardhshme, pritet të filloj edhe dezinsektimi selektiv, kundër rriqrave.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha tha se asnjë rast nuk është i regjistruar me EHKK.

“Numri i rasteve të thumbuar nga rriqrat, po shtohet për shkak të rritjes së temperaturave, por në krahasim me vitin e kaluar, ky numër është dukshëm më i vogël, ndërsa asnjë rast nuk është i regjistruar me EHKK dhe kjo është një gjë e mirë”, tha ai.

Berisha tha se numri i të thumbuarve ka arritur në 205 raste të regjistruara në QKMF të Malishevë, ndërsa sipas kontakteve që ka me kompaninë e kontraktuar nga organet qendrore, fushata e dezinsektimit apo spërkatja selektive, e zonave endemike, pritet të filloj në javën e ardhshme.

Edhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Hajrullah Mazreku, ka bërë të ditur, se procesi i repelimit të kafshëve, në fazën e dytë, po ecën mirë dhe krejt kjo bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë, në luftimin dhe parandalimin e EHKK. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Richard Gere: Dola i veshur si një i pastrehë… vetëm një grua ma dha pak ushqim…

Nga Richard Gere Kur shkova i maskuar në Nju-Jork, i veshur si një i pastrehë, askush nuk më vuri re. E ndjeva se çfarë do të...

Nga shkollat te rrugët: Suhareka diskuton problemet e sigurisë publike

Sot në Suharekë u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2026, ku u trajtuan çështje që lidhen...

Lajmet e Fundit