Në Malishevë vazhdojnë aktivitetet në kuadër të shënimeve për 16 Qershorin

009Në kuadër të shënimeve për 16 Qershorin, Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, po vazhdojnë aktivitetet e ndryshme, të organizuara nga Komuna e Malishevës.

Sot janë zhvilluar disa aktivitete sportive dhe kulturore, si shfaqje teatrale dhe gara të ndryshme sportive, përfshi edhe ndeshjen miqësore në basketboll, mes KB “Malisheva” dhe KB “Ylli” nga Suhareka.

Sot në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani”, ka dhënë një shfaqje për fëmijë, teatri i kukullave “Dodona”.

Ndërsa kanë vazhduara garat në sport, ku janë mbajtur finalet në volejboll për meshkuj dhe në futboll të vogël.

Po ashtu gjatë ditës së sotme, është zhvilluar edhe një ndeshje miqësore në basketboll, mes KB “Malisheva” dhe KB “Ylli” nga Suhareka, në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit mes dy komunave.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Lajmet e Fundit