7.5 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Në Malishevë vazhdon fushata e dezinsektimit kundër rriqrave

Fushata e dezinsektimit kundër rriqrave, po vazhdon në territorin e Komunës së Malishevës, dhe deri më tani fushata e dezinsektimit, ka përfunduar në pesë fshatra, Drenoc, Carrallukë, Lladroc, Senik dhe Astrazup, ndërsa sot është duke vazhduar në Dragobil, përderisa situata epidemiologjike, është e qetë dhe nuk ka raste të infektuara me ethe hemorragjike.

Fushata e dezinsektimit kundër rriqrave, bëhet në kuadër të luftimit dhe parandalimit të etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Drejtori i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ahmet Morina, tha se “fushata e dezinsektimit, po ecën mirë dhe pa probleme, përderisa edhe banorët e këtyre vendbanimeve po shprehen të kënaqur, pasi ndihen më të sigurt, pas dezinsektimit dhe bashkëpunimi me banorët, është shumë i mirë”.

Ndërsa, sa i përket situatës epidemiologjike, gjendja aktualisht, është e qetë, pasi pavarësisht rasteve të thumbimeve, nuk ka asnjë rast të regjistruar me ethe hemorragjike.

“Jemi duke punuar vazhdimisht dhe me kujdes të shtuar në përcjelljen e situatës dhe fatmirësisht, këtë vit nuk kemi asnjë rast të regjistruar me ethe hemorragjike, por pavarësisht kësaj, jemi shumë të kujdesshëm në përcjelljen e situatës”, tha drejtori për shëndetësi Hajdin Berisha.

Drejtori Morina, ka bërë të ditur, se drejtoria që drejton, në vazhdimësi e “menaxhon fushatën e dezinsketimit dhe pavarësisht që ministria përkatëse, është duke financuar fushatën e dezinsektimit, për vetëm 1500 hektar, ne nuk do të ndalemi deri në dezinsketimin e tërë territorit, pasi aktualisht kjo është mënyra e vetme e parandalimit të EHKK”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vetëvendosje: Raporti i auditimit nxjerr në pah keqmenaxhim financiar në Komunën e Prizrenit

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka deklaruar se raporti i auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës për vitin 2024 përmban gjetje shqetësuese që, sipas...

Sot 7 Marsi, Dita e Mësuesit

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve ’90 në Shqipëri,...

Lajmet e Fundit