6.8 C
Prizren
E premte, 16 Maj, 2025

Në mbështetje të Britanisë, edhe Australia dëbon dy diplomatë rusë

Australia është vendi më i fundit që i bashkohet listës së atyre që kanë dëbuar diplomatë rusë në kuadër të reagimit global ndaj helmimit të një ish-spiuni rus në Britaninë e Madhe.

Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, duke njoftuar për dëbimin e dy diplomatëve rusë, tha se sulmi makabër në Salisbëri ishte një sulm ndaj të gjitha vendeve.

Më shumë se 100 diplomatë rusë u dëbuan nga mbi 20 vende si pjesë e reagimit të koordinuar nga SHBA dhe BE të hënën. Rusia u zotua se do t’i kundërpërgjigjej këtij “gjesti provokativ”, shkruan Tch.

Moska mohon çdo përgjegjësi në sulmin ndaj ish-agjentit Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Julia. Ata u helmuan me gaz nervor dhe mbeten në spital, në gjendje kritike.

Duke iu bashkuar reagimit të përgjithshëm, Australia dëboi dy diplomatë që besohet se janë agjentë të pashpallur të inteligjencës. Duke mbështetur Britaninë në atë që besohet të jetë dëbimi më i madh kolektiv i diplomatëve rusë në histori, Turnbull tha se Moska ka ndërhyrë në zgjedhje dhe ka kërcënuar sovranitetin e partnerëve.

Sipas Turnbull, reagimi i përbashkët tregon se vendet po sfidojnë papërgjegjshmërinë dhe shkeljen e ligjit nga Rusia. Megjithëse Ministria e Jashtme ruse tha se këto akte jomiqësore do të marrin përgjigjen e duhur, Britania lëvdoi reagimin e jashtëzakonshëm ndërkombëtar të aleatëve të Londrës.

Më Shumë

Raportimi i kronikës së zezë, raportimi me ndjeshmëri – Mos rrezikoni hetimet, publikoni vetëm detajet dhe motivin?

Nga Musa Sabedini Po i referohem vetëm disa rasteve të fundit siç ishte vrasja e policit Muhamet Lika, të rastit tragjik të dizajnerit Festim Isufi...

Mitalip Çoçaj, gazetari që dokumentoi historinë shqiptare

Mitalip Çoçaj (1936-1997) u lind në Gjonaj të Hasit. Mësimet e para i mori në vendlindje. Pas mbarimit të normales, në moshën 16-vjeçare, punoi...

Lajmet e Fundit