7.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Në pandemi qarkullimi në biznese ka rënë 60 përqind

Mes marsit dhe fillimit të nëntorit të vitit 2020, 23 përqind e ndërmarrjeve kanë larguar punëtorë nga puna. Rrjedhimisht, rreth 29 mijë punëtorë e kanë humbur punën si pasojë e pandemisë.

Ndërsa, 61 përqind prej tyre kanë qenë duke punuar në sektorin e tregti me shumicë dhe pakicë, riparime automjetesh dhe motoçikletash, prodhim dhe aktivitete akomodimi dhe shërbimesh ushqimi.

Gjithashtu, gati çdo e katërta ndërmarrje i ka vonuar pagat ose nuk i ka paguar fare punëtorët në një periudhë të caktuar.

Këto të gjetura janë evidentuar në hulumtimin e bërë nga “TLB Alumni”.

Eksperti i ekonomisë Edison Jakurti thotë në një intervistë për KosovaPress se studimi “Efektet ekonomike të COVID-19: Një Analizë e Sektorit Privat në Kosovë”, ka evidentuar se 88 përqind e bizneseve deklarojnë që kanë pasur rënie në qarkullim.

Ish-zëvendës ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Jakurti deklaron se në bazë të këtij hulumtimi rreth 4 mijë e 300 biznese janë mbyllë për shkak të pandemisë dhe rreth 29 mijë punëtorë të cilët e kanë humbur punën për shkak të pandemisë Covid-19.

Jakurti: 88 përqind e bizneseve deklarojnë që kanë pasur rënie në qarkullim

“Diku 88 përqind e bizneseve në sektorin privat deklarojnë që kanë pasur rënie në qarkullim kur e krahasojnë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar… Tek efektet në operim diku vetëm 1/3 e bizneseve thonë që operojnë me kapacitet të plotë. Mbi 50 përqind e bizneseve thonë që operojnë me kapacitet të pjesshëm për shkak të ndikimit që ka pasur pandemia. Rreth 4 mijë e 300 biznese janë mbyllë për shkak të pandemisë dhe kemi rreth 29 mijë punëtorë të cilët e kanë humbur punën për shkak të pandemisë Covid-19. Bizneset deklarojnë që diku rreth 21 mijë punëtorë kanë qenë të larguar përkohësisht, ndërsa pjesa tjetër në mënyrë të përhershme”, thotë Jakurti.

Eksperti Jakurti deklaron po ashtu se është një numër shumë i madh i bizneseve që thonë se kanë pasur rënie të qarkullimit mbi 60 përqind, ndërsa diku 1/3 e bizneseve thonë që shitjet e tyre janë anuluar komplet.

Jakurti: 1/3 e bizneseve ka ndaluar shitjet komplet

“Efektet e pandemisë dhe një prej karakteristikave të kësaj krize ekonomike ka qenë se ishte një goditje edhe në ofertë dhe në kërkesë. Kjo e ka bërë situatën të komplikuar. Ne kemi parë që në masë të madhe pjesa e kërkesës ka qenë shumë e theksuar, e goditur te shitjet e bizneseve. Diku 1/3 e bizneseve thonë që shitjet e tyre janë anuluar komplet. Pra, planifikim që ka qenë për shitje. Saktësisht me përqindje të qarkullimit kemi pasur kufizime në shifra, rënie prej 0-20 përqind, 21-40 përqind e kështu me radhë. Është një numër shumë i madh I bizneseve që thonë se kanë pasur rënie të qarkullimit mbi 60 përqind nëse krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, me periudhën mars-nëntor 2019”, thekson ai.

Sipas Jakurtit nga 21 sektor që janë gjithsejtë, katër sektorë janë më së shumti të goditur, ndër ta edhe sektori i prodhimit.

Jakurti: Katër sektorët që u goditën më së shumti, ndër ta edhe ai i prodhimit

“Në përgjithësi mundemi me vërejtur tre katër sektor që janë më shumë të goditur për shkak të faktit se aty ka më shumë numër të bizneseve dhe aty ka pasur më shumë të punësuar para pandemisë deri në mars të vitit 2020. Në masë të madhe është tregtia me shumicë dhe pakicë që është goditur, është sektori i gastronomisë, akomodimit, dhe shërbimeve ushqimore që është goditë po ashtu. Një sektor që ka qenë pak më befasi që është goditur, duke marrë parasysh që janë marrë vendimet e qeverisë për mbylljen e sektorëve, ky sektor është lejuar pak më gjatë me punuar, ka qenë sektori I prodhimit, por megjithatë në bazë të studimit del që edhe sektorit i prodhimit ka qenë një prej sektorëve që është godit shumë”, thotë Jakurti.

Po ashtu Jakurti ka treguar edhe për gjendjen paraekzisituese të bizneseve para pandemisë, i cili thotë se nuk ka qenë shumë e mirë dhe në Kosovë 89 përqind e bizneseve janë të vogla që sipas tij është mjaft problem për t’u përballur me një situatë sikur që është pandemia.

Teksa shton 76 përqind e bizneseve thonë që nuk kanë ndërmarrë asnjë masë, që për Jakurtin kjo përben shqetësim se si nuk patën ristrukturim as të kredive dhe çmimeve.

Jakurti: Mbi ¾ e bizneseve krizën e kanë pritë pa ndonjë reagim

“Mbi ¾ e bizneseve që në fakt krizën e kanë pritë pa ndonjë reagim ndaj saj. Që konsideroj që pritja ka qenë që shteti dhe qeveria ka me ndërhyrë. Kur janë pyetur për pritshmëritë prej Qeverisë në muajin tetor-nëntor, një masë e madhe e kanë thënë që nuk presin ndihmë prej qeverisë, e pastaj kjo na qetë në një situatë tepër dëshpëruese ekonomike nëse vet ndërmarrjet nuk ndërmarrin masa dhe nëse nuk presin prej qeverisë, mandej pritjet për të ardhmen ndonëse këta nuk thonë që janë shumë pesimist, pritjet për të ardhmen nuk duken me qenë shumë të mira”, pohon ai.

Një prej sektorëve që pati ngritje, Jakurti thotë se ka qenë eksportimi i mallrave në vendet e huaja.

Studimi mbi ndikimin e pandemisë COVID-19 në ekonominë e Kosovës me fokus në sektorin privat, është rezultat i analizës së një databaze të ndërtuar nga intervistimi i 1,378 bizneseve, nga 20 sektorë ekonomikë, në 7 rajonet e Kosovës. Përfshin të dhëna për situatën para pandemisë, ndikimin e pandemisë, dhe pritshmëritë për të ardhmen. Studimi është mbështetur nga programi YES i GIZ-it.

Më Shumë

“Gratë e Trojës” udhëtojnë në Prizren për të treguar fatin e tyre përmes thirrjeve për paqe

“Gratë e Trojës”, më 15 prill, 2024, do të prezantojnë para publikut një udhëtim të tragjedisë njerëzore, nga Troja në ditët e sotme, dhe...

Djali i Ancelottit nuk i fsheh ambiciet: Dua të bëhem trajner i Realit

Nga Carlo Ancelotti te Davide Ancelotti, te Reali mund të ketë një rokadë baba-bir për sa i përket stolit të ekipit të bardhë. Por...

Lajmet e Fundit