12.2 C
Prizren
E enjte, 13 Mars, 2025

Në Prevallë u vjen radha vilave të politikanëve

Prevalla 2Rrënimet në parkun e Prevallës do të vazhdojnë këto ditë. Eskavatori kësaj radhe duke se do të ketë punë me ndërtimet që i kanë bërë njerëzit e pushtetit. Lista më ndërtimet e tyre e kalon shifrën e 130.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Dardan Gashi ka treguar për Express se nga nesër do të nis edhe procesi ndaj këtyre ndërtimeve. Ai ka thënë se të enjten do ta marrë listën e ndërtuesve, dhe sipas tij pasi ato të evidentohen dhe vërtetohet se ka tejkalime në ndërtime do të rrënohen.

“ Leje për ndërtim ato vila kanë. Janë në evidencë mbi 130. Shumica e tyre janë të njerëzve të politikës. Ne tani do të nisim edhe evidentimin e atyre ndërtimeve. Nëse ndonjëra ka tejkalime në ndërtim do të rrënohen”, ka thënë Gashi për Express.

Ai ka thënë se nuk do të këtë tolerime për askënd.

“ Nuk do të këtë falje për askënd. Të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit. Ne vetëm ligjin jemi duke e zbatuar”, ka thënë ai.

Ministri Gashi treguar se edhe në Brezovicë do të nis shumë shpejt rrënimet. Ai ka thënë se për këtë park janë bërë evidentimet dhe pasi të përfundojnë të gjitha procedurat do të shkohet me rrënime. Sipas tij në Brezovicë janë të ndërtuar qindra vila ilegalisht.

Më Shumë

Prokuroria jep detaje për aksionin e fajdes në Prizren – të arrestuarit iu sekuestruan mbi 8 mijë euro dhe një veturë

Prokuroria Themelore në Prizren, ka dhënë detaje rreth aksionit për fajde në Prizren. Prokuroria ka theksuar se Departamenti i Krimeve të Rënda, pas një hetimi disa...

Ndeshjet e fundit për Final 4

Të martën (sot) zhvillohen ndeshjet e fundit apo të xhiros së dhjetë në Ligën Unike të Femrave, ku do të përcaktohen katër skuadrat pjesëmarrëse...

Lajmet e Fundit