8.3 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Në Prizren 73 raste aktive me coronavirus

Në Komunën e Prizrenit dje janë paraqitur edhe 18 raste të reja me coronavirus.

Kryetari Mytaher Haskuka thotë për RTV Dukagjinin se rastet e reja lidhen me një kompani private.

“Momentalisht në Prizren janë 73 raste aktive me coronavirus”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haskuka thotë se për shkak se nuk ekzistojnë masat kufizuese numri i të infektuarve kanë mbiemra të ndryshëm për dallim nga më parë që vinin nga të njëjtat familje.

“Tanimë është shumë vështirë të gjurmohen kontaktet”.

Kryetari i Prizrenit thotë se tashmë shëndeti i qytetarëve është vetëm në dorën e tyre.

“Dua të apelojë te qytetarët të kenë kujdes pasi numri i qytetarëve të infektuar duket se është shumë më i madh. Le të lënë anash konspiracionet pasi ata vet mund ta përballojnë sëmundjen por jo familjarët e tyre”, tha ndër të tjera Mytaher Haskuka.

Më Shumë

Prokuroria nis hetimet ndaj anëtarëve të QNR-së në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetime me vetiniciativë lidhur me procesin e rinumërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash. Hetimet...

QRTK-ja rivlerëson Teqenë Halveti në Prizren

Ekipet e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren janë në terren, të angazhuara çdo ditë në procesin e rivlerësimit të aseteve të trashëgimisë...

Lajmet e Fundit