Në Prizren hapet Qendra e Kurseve Artizanale

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të bëjë hapjen e Qendrës Artizanale në Prizren.

Në qender do të mbahen pesë kurse të ndryshme si: Djegie ne Dru, Reliev në letër, Rrobaqepje, Punim të Shajakut si dhe Dizajnimi i Veshjeve Moderne.

Këto kurse do të organizohen nga DTZHE, në bashkëpunim me agjencinë TIKA dhe Komunën Konya të Turqisë, ku do të marrin pjesë më shumë se 100 pjesëmarrëse.

Hapja do të bëhet sot në orën 11:00, në ish objektin e Megasportit në qendër të qytetit, ku i pranishëm do të jetë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DTZHE-së, Sevil Kazaz./PrizrenPress.com

Më Shumë

Arbër Prekazi zyrtarizohet te Liria

Liria ka prezantuar zyrtarisht futbollistin Arbër Prekazi si përforcimin më të ri të skuadrës në prag të sezonit të ri. Klubi prizrenas bëri të ditur...

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Lajmet e Fundit