31.6 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Në Prizren, kërkohet që gratë të janë pjesë e vendimarrjes

Prizreni9-18Në organizim të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) është mbajtur në Prizren tryeza me temën “Aktivizimi i grupit të grave në nivel komunal”. Pjesë e këtij aktiviteti ishin Grupi i grave nga komuna e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Zyrat për çështjet gjinore nga komunat përkatëse dhe Organizatat e Shoqërisë Civile.

Në fillim të këtij takimi ka folur kryetarja e Grupit të Grave në Kuvendin e Prizrenit, Ajshe Shala, e cila tha se ky organizëm përmes aktiviteteve të ndryshme është anagzhuar në fuqizimin e rolit të gruas dhe inkurajimin e saj.

Përgjegjësja e zyres për barazi gjinore në Prizren, Mybexhele Zhuri, tha se kjo zyre është përqendruar kryesisht në vetëdijesimin e gruas në shoqërinë tonë për ndryshimin e gjendjes aktuale në të cilën ndodhet ajo.

Kuvendarja e VV-së, Drita Millaku, ndërkaq tha se femra në Prizren nuk ka përkrahje nga gjinia e kundërt për shqetësimet tona të pranishme. Ajo tha se gratë që përfaqësojnë partitë politike në Kuvendin e Prizrenit janë unike, dhe për këtë gjë tha ajo më së miri jam bindur për mbështetjen që më është dhënë mua pas fyerjeve që kam pësuar nga drejtori i shërbimeve publike.

Në emër të organizatorit të kësaj tryeze nga KDI, Haxhi Seferqaj, tha se qëllimi i organizimit të këtij takimi ka për synim aktivizimin e grupit të grave anëtare të Kuvendit të Komunës së Prizrenit në drejtim të përmbushjes së përgjegjësive në rolin e ngritjes së gruas në proceset vendimmarrëse dhe në jetën publike. “Shkëmbimi i përvojave me grupin e grave nga Komuna e Prishtinës dhe Pejës do të jetë një hap më shumë në drejtim të përmbushjes së synimit të grupit të grave nga këto komuna”, vijoi më tej Seferqaj.

Përveç fuqizimit të rolit të gruas dhe përfshirjes së grave në proceset e vendimmarrjes, në këtë tryezë u kërkua më shumë mbështetje edhe për personat me nevoja të veçanta nga gjinia e bukur./TVPrizreni/

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2361 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 83 aksidente...

Së paku dy të lënduar e bllokim trafiku nga një aksident i rëndë në rrugën Dragash-Prizren

Të paktën dy persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku të ndodhur sonte në rrugën Dragash-Prizren. Aksidenti ndodhi pasditen e sotme, dhe përveç të...

Thethi

Lajmet e Fundit