Dhunë familjare në Prizren – një mashkull rreh dy femra

Një rast i dhunës në familje është raportuar brenda 24 orëshit të fundit në Prizren.

Sipas raportit të policisë, përcjell PrizrenPress, të shtunën rreth orës 16:20 është arrestuar i dyshuari për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave femra.

Si pasojë e dhunës viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

RrOK kritikon Komunën e Prizrenit për subvencionet kulturore për vitin 2026

Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) ka reaguar në Facebook, duke shprehur shqetësim të thellë ndaj Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Lajmet e Fundit