6.1 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka marrë pjesë në hapjen e “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, manifestim i cili u mbajt sot në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, si dhe u bënë homazhe tek shtatorja e Heroit te Kombit Remzi Ademaj – Komandant Petriti.

Gjatë organizimeve në “Java e Remzi Ademajt- Shtigjeve të Lirisë”, nxënësit e shkollave të Prizrenit garojnë në lëndë të ndryshme si dhe organizohen gara sportive e kulturore.

Me këtë manifestim, nderohet jeta dhe vepra e heroit të kombit Remzi Ademaj, që u flijua për çlirimin e Kosovës. Vepra e tij duhet të shërbejë si frymëzim që të punojmë më shumë për të mirën e vendit.

Lavdi Komandant Petritit – Remzi Ademaj dhe të gjithë dëshmorëve të Kosovës./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Olimpiada e Kimisë mbahet me sukses në Suharekë

Në Komunën e Suharekës është organizuar me sukses Olimpiada e Kimisë, ku morën pjesë nxënës nga shkollat e mesme të larta të kësaj komune. Sipas...

Përkujtohet dëshmori Xhevdet Morina në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike është përkujtuar dëshmori i kombit, Xhevdet Qazim Morina, i cili ra më 30 mars 1999 gjatë luftimeve në vendin...

Lajmet e Fundit