24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Në Prizren paraqiten 11 raste të reja me koronavirus

11 raste të reja me koronavirus janë regjistruar sot në komunën e Prizrenit.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raporton PrizrenPress.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.886 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 488 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 285 raste, Gjilan 47 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Kamenicë 11 raste, Lipjan 11 raste, Prizren 11 raste, Deçan 6 raste, Drenas 6 raste, Suharekë 5 raste, Malishevë 4 raste, Rahovec 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Podujevë dhe Vushtrri”, thuhet në njoftim./ PrizrenPress.com

Më Shumë

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e...

SBAShK, apel mësimdhënësve: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka ngritur një shqetësim i cili thotë se po ndodhë së fundmi. Sipas një reagimi të...

Lajmet e Fundit