Në Prizren shqiptohen 21 gjoba për mosrespektim të orës policore

Policia e Kosovës në Prizren gjatë inspektimit në 11 lokale të ndryshme më 1 dhe 2 janar ka shqiptuar gjoba për mosrespektim të orarit të punës dhe ka larguar personat nga këto lokale që nuk e kanë respektuar orarin.

Nga Policia e Kosovës janë shqiptuar 21 gjoba për shkeljen e masave anti-COVID, secila nga 200 ero për mosrespektim të orës policore.

“Aktivitete të tilla nga Policia e Kosovës do të ketë në vazhdimësi”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Më Shumë

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Lajmet e Fundit