Në Prizren u mbajt akademi përkujtimore për profesorin Mejdi Elezi

Në një atmosferë të mbushur me pikëllim dhe nderim, ish-studentë, ish-kolegë e bashkëpunëtorë dhe familjarët, kanë marr pjesë në Akademinë Përkujtimore e organizuar në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, për të nderuar jetën dhe veprën e Prof. Dr. Mejdi Elezi, për të cilin e theksua se la gjurmë të pashlyeshme në botën e arsimit dhe shkencës. Me këtë rast Rektori i Alishani ndau mirënjohje postmortum për profesorin e ndjerë, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij për arsimin dhe shkencën.

Në fjalën e tij, Prof. Asoc. Dr. Mentor F. Alishani, Rektor i Universitetit, ka theksuar kontributin e jashtëzakonshëm të Profesorit Mejdi Elezi në fushën e shkencës dhe edukimit në Kosovë dhe përtej saj, duke thënë se Profesor Elezi ka ndriçuar rrugët e shumë studentëve dhe shkencëtarëve të rinj. Rektori Alishani theksoi se Prof. Elezi ishte jo vetëm një historian i shquar, por edhe një figurë e rëndësishme në sistemin tonë të edukimit i cili me karrierën e tij të pasur dhe me përkushtimin e vazhdueshëm për të ndihmuar dhe frymëzuar studentët dhe shoqërinë, do të mbetet gjithmonë në mendjen dhe zemrat e atyre që e njohën, duke lënë një zbrazësi të madhe.

Prof. Asoc. Dr. Nazli Tyfekgji, Prorektore e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Prof. Asoc. Dr. Blerim Saqipi, Dekan në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, e vlerësuan lartë figurën dhe kontributin e Profesor Elezit, i cili për shumë dekada ishte profesorë universitar në Gjakovë dhe Dekan i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, duke theksuar se kontributi i Profesorit Elezi në përmirësimin e sistemit arsimor ishte i madh dhe se do të mbetet si një trashëgimi e çmuar për të gjithë.

Ish-kolegu i tij për shumë vite, në emër të bashkëpunëtorëve, Prof. Asoc. Dr. Zaadin Shemsedini, ish-u.d. Rektor në Universitetin e Prizrenit, e vlerësoi Profesorin Elezi si një figurë të rrallë, që ka punuar me pasion dhe devotshmëri për të avancuar dijen dhe arsimin në vendin tonë.

Adem Morina, drejtor i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prizrenit mbajti një fjalë rastin ne emër të Komunës së Prizrenit dhe ish-studentëve të profesorit të ndjerë. Ai theksoi se Prof. Elezi ka dhënë një kontribut të madh në formësimin e brezave të tërë dhe se ka pas nderin dhe fatin të njihet me të si studentë e më vonë edhe si kolegë i profesorit të nderuar.

Prof. Dr. Lule Elezi, vajza e Profesorit të ndjerë, shprehu falënderimin e saj për dashurinë dhe mbështetjen që ka marrë gjatë këtyre momenteve të vështira. Ajo falënderoi Rektorin Alishani për Akademinë Përkujtimore të organizuar dhe për fjalët e mira nga të gjithë folësit.

Ass. Dr. Sc. C. Fikret Ramadani, në rolin e tij si lexues i jetëshkrimit të Profesorit Mejdi Elezi, përshkroi një portret të ngazëllyer të një njeriu të madh dhe një shkencëtari të shquar, i cili ka lënë gjurmët e tij thellë në historinë e arsimit dhe shkencës në Kosovë.

Me kujdesin dhe nderin që të gjithë folësit kanë shfaqur për Profesorin Elezi, Akademia Përkujtimore përjetëson kujtimin e një figurë të jashtëzakonshme në kulturën dhe historinë tonë të arsimit të lartë.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit