13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Në Prizren u promovua libri “Suksesi në shitje”

Libri “Suksesi në shitje” i autorit Denis Gafuri është promovuar në Prizren, në kuadër të festave të Nëntorit.

Promovimi u bë në librarin “Altera”.

Libri është vlerësuar lartë nga menaxherët e ndërmarrjeve private.

Pronari i ndërmarrjes “Leoni Grup” Basri Veseli tha se libri “Suksesi në shitje” ndihmon njerëzit, sidomos të rinjtë që të tregohen të suksesshëm në punë.

“E përgëzoj autorin për këtë libër, sepse ka trajtuar tema shumë të rëndësishme që si të tregohemi të suksesshëm në punë e jetë”, tha Veseli.

Drejtori i shitjes dhe marketingut në “Abi Grup”, Edmont Hoxha tha se, në këtë libër autori jep shumë këshilla dhe mënyra moderne të shitjes dhe marketingut, shkruan “PrizrenPress”.

Libri “Suksesi në shitje” i autorit Denis Gafuri, përfshinë mprehtësinë e duhur të menaxhimit të një ekipi të shitjeve, si dhe psikologjinë e menaxhimit në biznes.

Është një libër autobiografik, ku vetë autori tregon për raportin e tij me shitjen dhe eksperiencat e tij gjatë qindra trajnimeve të ndjekura në Kosovë dhe jashtë saj.

Libri tregon me detaje për raporte të ndërlikuara që hasim në punë, sfida, pengesa por edhe kënaqësi që nuk shuhen dot siç është edhe marrëdhënia e mirë me klientët.

Ky libër sjell diçka të re për shitjet në trojet tona, duke hulumtuar në arkivat shqiptare, amerikane dhe angleze.

Vetë autori në këtë libër rrëfen ngjarjet me një këndvështrim të veçantë që e karakterizon atë si person.

Autori Denis Gafuri tha se në këtë libër rrëfehet më së miri historia e një shitësi modern dhe të suksesshëm.

“Ky libër i shitjes përmban disa nga hulumtimet dhe pasqyrat më të mira në ndërtimin, menaxhimin dhe udhëheqjen e një ekipi të suksesshëm të shitjeve”.

“Por gjithashtu mbulon mënyra për të jetuar një jetë më të mirë, të jini më të lumtur dhe luftoni stresin e pashmangshëm që vjen nga puna në shitje”.

“Pra, në vend që ta trajtoni këtë si një libër të shitjeve, trajtojeni atë si një pikënisje në udhëtimin tuaj për një jetë më të mirë dhe një karrierë më të mirë”, tha ai. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Ballkani dhe Drita ka luajtur një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës...

Ndërron jetë veterani i arsimit prof. Sahit Sahitaj

Ndërroi jetë veterani i arsimit Prof. Sahit Sahitaj, njeriu që kontribuoi në arsimim të brezave të shumtë. I ndjeri ka qenë i padeshiruar për ish...

Lajmet e Fundit