13.8 C
Prizren
E diel, 6 Tetor, 2024

Në procedurë të EULEX-it, 90 raste të reja për krime lufte

EULEX-kosoveNë Kosovë nuk ka përfunduar hetimi as për gjysmën e rasteve për krimet e luftës. Misioni i EULEX-it ka në procedurë edhe 90 raste të tjera, ndërkohë që deri më tash ka marrë vetëm tridhjetë vendime gjyqësore.

Shefi i departamentit ekzekutiv në misionin EULEX, Mats Mattsson, në një intervistë për “Zërin” tregon se ky mision ka në procedurë rastet që kanë të bëjnë me krimet e luftës në Mejë të Gjakovës, Dubravë të Istogut e Krushë të Prizrenit.

Ai tregon se rreth 30 vendime gjyqësore janë marrë deri më tani përkitazi me krimet e luftës, edhe 90 raste të tjera janë në procedurë, 60 nga të cilat gjenden në fazën preliminare.

Mattsson qartëson se “ata për të cilët pretendohet se kanë kryer krime të luftës në Kosovë dhe të cilët gjenden jashtë juridiksionit të Kosovës nuk mund të gjykohen këtu”.

Një gjë të tillë ai thotë se nuk e lejon ligji andaj edhe nevojitet bashkëpunim me prokuroritë e tjera në mënyrë që keqbërësit të dalin para drejtësisë në vendet përkatëse.

Ndonëse është proces i gjatë dhe i vështirë jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë Ballkanin, hetimi dhe ndjekja penale e krimeve të luftës, sipas tij, është një mënyrë e shkuarjes përpara. E për t’u arritur kjo, sipas tij, duhet një bashkëpunim rajonal ani pse 15 vite pas luftës rastet kërkojnë kohë për t’u përgatitur e mungesa e provave dhe dëshmive vazhdon të jetë evidente.

Më Shumë

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në Prizren

Sonte zhvillohet përballja e shumëpritur mes Bashkimit dhe Trepçës në kuadër të ndeshjes së mbetur nga java e parë e ProCredit Superligës, përcjell PrizrenPress. Ndeshja...

Ekrem Kastrati në vizitë zyrtare në Zvicër për thellimin e bashkëpunimit me Komunën e Meyrinit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, po zhvillon një vizitë zyrtare në Meyrin, Zvicër, me ftesë të kryetares së Këshillit të Komunës së...

Lajmet e Fundit