4.8 C
Prizren
E diel, 10 Nëntor, 2024

PDK-ja përgatit ndëshkime për përçarësit

PDK-Pr-PzTrendi në rënie dhe humbja e komunave si Gjilani, Mitrovica, Ferizaj, Vitia dhe Malisheva kanë bërë që Partia Demokratike e Kosovës të rinisë reformimin e degëve.

Burime të gazetës Tribuna bëjnë të ditur se drejtues të PDK-së janë duke shikuar mundësinë për riformatim të degëve. Kjo pasi ata mendojnë se përçarjet nëpër degë kanë ndikuar në humbje.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë se PDK është duke e pritur certifikimin e zgjedhjeve për të parë se si do të veprojë. Ai nuk ka pranuar të flasë nëse PDK-ja, pas rezultatit të zgjedhjeve të 3 nëntorit, do të bëjë ndonjë reformë të brendshme nëpër degët ku kjo parti e ka humbur qeverisjen.

“Jemi në pritje të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, pastaj vendosim si do të vazhdojmë. Deri më tani nuk kemi diskutuar asgjë në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Musmurati, shkruan Tribuna. Degët me problematike të PDK-së gjatë procesit të reformës së brendshme kanë qenë ajo e Gjilanit dhe e Vitisë.

Më Shumë

Limaj vizitoi konakun e Jemin Destanit në Zojz të Anadrinisë së Prizrenit

Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka qëndruar  në konakun e Jemin Destanit, në fshatin Zojz të Anadrinisë së Prizrenit. Ai ka kërkuar...

Deri më 26 dhjetor mund të ndërrohet Qendra e Votimit brenda komunës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se vazhdon të jetë i hapur afati për ata që duan të ndërrojnë Qendrën e Votimit për zgjedhjet...

Lajmet e Fundit