10.7 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Në sheshin e Lidhjes së Prizrenit

Sahit Osmani

( Me rastin e 140 vjetorit)

Aty te rrënjët e shekujve

Në shkëmbenjtë ku zë fill historia

Besëlidhur shqiptarët

Si në legjenda vunë themelet

Te kjo Shtëpi e Lidhjes

Të flasë trimëria

 

Ecin sot krenarisht

Nga të gjitha trojet shqiptare

Hyjnë e dalin nga Sheshi

Aty ku u mbajt Kuvendi

Burrat në permendore janë shndërruar

Flet vet Monumenti

Nga zemër e bjeshkës

Trand gurët Lumbardhi

Përmes shkëmbinjve të historisë

Derdhet pa u ndalur shekujve

Aty ku është Ymer Prizreni

Aty është Abdyl Frashëri

Rrapi kurorëmadh e i degëzuar

Sinjale nga rrënjët e trungut çon

Përmes gjethesh fëshfërin gjuhën

Në tinguj cicërimash të zogjve

Shqip flet e shqip këndon

Historinë me gjak firmosur…

Më Shumë

Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë ka arritur deri në 1.60 euro për litër këtë të hënë. Sipas kryetarit të Shoqatës së...

Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 5 të pandehurve për veprën [penale...

Lajmet e Fundit