18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Në vjeshtë vjelet rrushi por nuk bie qeveria Kurti 2!

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Albin Ameriko Vespuçi: Në vitin 1492 hulumtuesi italian, Kristofer Kolumbo zbarkoi në tokën e Amerikes së sotme të cilën e shpalli si koloni spanjolle. Për këtë, 12 tetori, që nga viti 1937 u shpallë festë zyrtare në SHBA dhe festohet si Dita e Kolumbos. Ndërkaq, emrin Amerika e mori për shkak të Ameriko Vespuçit, eksplorues, financier, lundërtar dhe hartograf italian që e vizitoi këtë territor, pa emër, menjëherë pas Kolumbos. Amerika u emërtua me kërë emër shkaku i emrit Americus në gjuhën latine të këtij rizbuluesi italian. Në kohën kur u zbulua dhe kur u emërtua me emrin Amerika nuk kishte asnjë rëndësi për Kosovën, shtet i pavarur dhe sovran e as për shqiptarët sepse nuk ishin askund. Në korrik të vitit 2022, dy shëtitës dhe lundrimtarë të vijave ajrore, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti rizbuluan Marrëveshjen për Energji duke e nënshkruar një grant prej 200 milionë dollarësh që siguron bateri për ruajtje të energjisë elektrike dhe mbushje të telefonave celularë. Këtë Marrëveshje e kishin zbuluar Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, qysh në vitin 2015 mirëpo, me nënshkrimin e Artane Rizvanollit, xhoistiku i Albinit, meritat i shkuan kësaj personalisht dhe përcjellësve të saj, Vojsës dhe Albinit.

Kot që Kolumbo e zbuloi Amerikën kur emrin ia lanë sipas Ameriko Vespuçit. Kristofer Kolumbo e ka një ditë për të festuar, Ameriko Vespuçi e ka përjetësinë për shkak të emërtimit. Kot që Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa e zbuluan Marrëveshjen kur Artanja, me dy përcjellësit, Vjosën dhe Albini e noterizuan këtë marrëveshje. Politika është jo vetëm art i së mundshmes por mjeti më efikas për të të shndërruar në një objekt përqeshjeje ku dinjiteti, dikur i fuqishëm, mbulohet me një tis buzëqeshjeje të hidhur para kamerave dhe opinionit. Amerikanët dinë t’i vlerësojnë të merituarit për lirinë dhe zhvillimin e demokracisë, qofshin ata ushtarakë apo politikanë. Edhe ne dimë shumë mirë, i fusim në burg në Kosovë, Serbi e deri në Hagë! Nëse e bëni një shikim sipërfaqësor se kush janë oligarkët amerikanë, lehtësisht e vëreni se ata janë ish- veteranë të luftës në Vietnam sikur edhe përfaqësues të këtij shteti gjatë intervenimeve ushtarake apo edhe politike në vendet tjera. Nuk e keni ndonjë personalitet nga historia e mëparshme apo e re të Amerikës që nuk i ka futur duart në ndonjë biznes shumë fitimprurës. Madje, është interesant se kryesisht kthehen si biznesmenë në shtetet ku, më parë kanë qenë në misione ushtarake, politike apo diplomatike.

E shihni që nga pala amerikane u nënshkrua nga vajza e sekretares së Shtetit, Madlin Olbrajt. Rasti tjetër ishte përpjekja e gjeneralit Ueslli Klark të zhvillojë një biznes në Dukagjin ku nga thëngjilli do të prodhonte karburante të lëngta e që nënkupton se do të kishim një ekocid në atë pjesë të Kosovës, në emër të lejimit të këtij investimi i cili, si argument kryesor nuk e kishte arsyetimin ekonomik dhe ekologjik por faktin se gjenerali Ueslli Klark ka udhëhequr forcat e NATO-s gjatë bombardimit të caqeve policore, ushtarake dhe logjistikës tjetër të dhunshme serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Çështja ishte se këtë vizitë dhe nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e përdorën dhe keqpërdorën, si pozita, ashtu edhe opozita ekskluzivisht për shkaqe politike.

Pozita, përkatësisht Vjosa Osmani dhe Albin Kurti deklaruan se kjo marrëveshje ishte shenjë e miqësisë dhe partneritetit të përjetshëm midis Amerikës dhe Kosovës përkatësisht se kjo nuk do të bëhej pa lidershipin e presidentes Vojsa Osmani dhe Udhëheqësit të Madh të Popullit Kosovar, Albin Kurtit. Opozita u mundua ta minimizojë këtë vizitë dhe nënshkrim të marrëveshjes si diçka teknike, e vonuar dhe devijim të destinimit të këtyre mjeteve që ishin të planifikuara për ndërtimin e gazsjellësit kurse këta po e bëjnë si deponi të baterive! Më bëri shumë përshtypje ekzaltimi, edhe i treshes nga Kosova pas takimit me sekretarin e Shtetit, Blinken e sidomos të xhematit për shkak të këtij takimi në kohën kur përqeshnin takime të ngjashme, madje edhe të nivelit më të lartë që kishin Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Avdullah Hoti dhe Atifete Jahjaga po në Amelikë. Po ky është shembulli që dëshmon bindshëm se asgjë nuk mbetet për botën tjetër apo një xhevahiri popullor: “se kush e kesh, e vesh ..”

Më lehtë e rëzon Albinin Blinken se Duda Balje: Takimi me sekretarin Blinken ishte infuzion për pozitën që hyri në një proces të rënies së shpejt sikur edhe për një grup paramilitarësh politikë që shërbejnë si skuadër pushkatimi ndaj atyre që nuk pajtohen me ta e që njihet si skuadra për pushkatim përmes rrjeteve sociale. Disi, ua ktheu buzëqeshjen dhe ua mbushi armët! Në anën tjetër ua zbuloi kartën blof, shumë herë e djegur të opozitës që, në mungesë të koç… opozitare, antiamerikanizmin e Albin Kurtit e përdorin si argument dhe mjet për rrëzimin e Albin Kurtit dhe rikthimin e tyre në pushtet. Nuk mblodhën aspak mend nga zgjedhjet e fundit kur pikërisht manipulimi me antiamerikanizmin e Albin Kurtit dhe ameriaknizmin e tyre të tipi se: “nënshkruaj çdo gjë pa e lexuar fare nëse vjen nga Amerika …”.

Kjo mendësi manipulative ishte vota më e fuqishme për Albin Kurtin dhe vota më ndëshkuese për opozitën aktuale! Vetëm Vojsa Osmani dhe Albin Kurti e dinë se si kanë kaluar në takim me sekretarin Blinken kurse buzëqeshja dhe fotografitë sikur edhe lavdërimi për lidershipin e Vojsa Osmani, një personi që çdo gjë dhe çdo sukses, çdo ngritje në karrierë e ndërton mbi urrejtjen ndaj kundërshtarëve politikë që i konsideron si armiq të përbetuar e sidomos përcjellja e përshëndetjeve të ngrohta të presidentit Bajden ndaj këtyre tre musketirëve të Apokalpsit zhvillimor në Kosovë, është mënyra më e mirë për ta harrnuar sedrën e leckosur të këtyre liderëve të pozitës por edhe shpresë se kjo do të mund të vlejë edhe për opozitën, aktuale nëse ajo bëhet pozitë! Ma merr mendja se në këtë takim janë ndarë detyra të rënda sikur Zajebnica, Manastiri i Deçanit dhe i pronave të Kishës ortodokse sikur edhe marrëveshja përfundimtare, e dhimbshme dhe me kompromis. Mos qofsha në lëkurën e Vojsa Osmanit dhe Albin Kurtit! Serbia asnjëherë nuk do ta pranojë Zajebnicën sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sepse nuk i konvenon, as Serbisë e as BE-së, përkatësisht mashtruesit dhe rrencit Lajçak dhe Borrell. Kosovës nuk i konvenon zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirinë e popit Sava Janjiq, një shovinisti të madh serb, me origjinë nga Kroacia. Mirëpo, ky vendim i konvenon Serbisë, BE-së dhe duket qartazi edhe Amerikës sepse do të përdoret si model për zgjerim të zonave të mbrojtura që janë shpallur pronat e kishës ortodokse. Unë, si bajgorali i llapjanizuar, i lindur dhe rritur në Podujevë, si fëmijë kam përdorur pronën e kishës ortodokse duke u lëshuar thuaja nga oborri i kishës me saja dhe ski e që përfundonte pikërisht te hekurudha, përkatësisht te stacioni i trenit të Podujevës. Tash, kjo hapësirë që dikur ishte krejtësisht e pabanuar e që ne, fëmijët e Podujevës e kishim shndërruar në Sent Moric, qendër skijimi, tash është e nbjellur me shtëpi të shumta përmes shitjes fiktive të pronave. Uroj të kenë dëshmi për këto prona, në të kundërtën do të mbesin pa shtëpi ose do të bëhen qiraxhinj të Kishës. Në variantin më të mirë do të kishin mundësi të riblenin pronat e tyre sikur që kanë bërë disa harë më parë.

Me gjasë, nëse duan të mbesin në pushtet, edhe Vojsa Osmani edhe Albin Kurti do të detyrohen t’i përmbushin të gjitha këto vendime ndonëse Manastiri i Deçanit nuk është çështje juridike por puro politike. Edhe Zajebnica është çështje politike e jo juridike. Po të vendosej nga aspekti i së drejtës dhe ligjit, Vjosa Osmani, si juriste që i ka fituar të gjitha betejat juridike deri më sot, lehtësisht do ta zgjidhte çështjen, si politikane që nuk merr fare vesh në politikë do të detyrohet të merr vendime politike në kundërshtim me ligjin. Albin Kurti në këtë ballo të maskave, kot po bënë përpjekje të fshihet prapa maskës së Vjosa Osmanit dhe zonjës Shvarc që po e kopijon rolin e ministres për Punë të Jashtme.

Maskat nuk sigurojnë imunitet afatgjatë dhe garanci se do të mbeteni në pushtet. Prandaj, me shumë gjasë Albini do t’i pranojë të gjitha kushtet, por tani me një ambalazhim tjetër sikur ajo e Marrëveshjes për Energji që, e nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa ishte shumë e keqe, dhe, e njëjta, pa asnjë ndryshim, e nënshkruar nga Besnik Muçiverca, nuk ishte më e mira, por më e mirë se ajo e Hashimit dhe Isës. Çfarë manipulimi idiotesk!

Arben Gashi deklaroi se në vjeshtën e vonshme e që unë e kuptoj se po pret të bie bora e parë e që pastaj duhet që ajo borë të shkrihet, me gjasë do të rrëzohet qeveria Kurti 2 për faktin se 8 deputetë të pozitës aktuale po vdesin nga dëshira t’i bashkëngjiten LDK-së. Ik more Beni, leri këto përralla. Çka po ofron LDK-ja, si opozitë me i tërheq këta 8 deputetë. Trusni ku jeni dhe mrizoni, sepse edhe ashtu është vapë e madhe. Aktualisht opozitarizmi në Kosovë është potent sikur që janë potentë eunuhët apo ruajtësit e Haremit të sulltanit që janë krejtësisht të tredhur, dhe, në aspektin e ndjenjës së fuqisë mashkullore janë më femra se vet femrat, gratë e sulltanit që i ruajnë.

Eunuhët, formën dhe dukjen e kanë të mashkullit, përmbajtjen e kanë të femrës. Sa i përket potencës politike opozitare, opozita e sotme në Kosovë është grupim i eunihëve politikë, të tredhur nga çdo dëshirë apo pasion opozitar. Po nesër me e thirrë Albini Lumin e Xhikës për t’u bërë pjesë e Qeveris Kurti 3, këmbët i thenë sikur që i thenë të gjitha rekordet botërore të shpejtësisë në shtigje të shkurtra. Më parë e rrëzon Albini Vjosa Osmanin se krejt LDK-në. Nëse opozita dëshiron ta thenë një çikë të nderit opozitar, brutalisht të dhunuar nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, si hap i parë është të mos kontribuojë as 0.00001% në bisedimet me Serbinë. Ndërsa, punën ma të madhe që do ta bënte e që do ta forconte opozitën për zgjedhjet e ardhshme është mosrrëzimi, në asnjë mënyrë i qeverisë Kurti 2 edhe nëse 100% i ka mundësitë për këtë pavarësisht a e kërkon këtë Blinkeni, Levandovski apo edhe miku i ngushtë i Albinit dhe Vjosës, Zelenski i Ukrainës!

Nderimi dhe çnderimi i përkujtimit të përvjetorit të Bacës Adem: Përkujtimi institucional i përvjetorit të kalimit në përjetësi i Bacës Adem Demaçi ishte karikaturë e karikaturistëve institucionalë. Bacën shumë e nderuan Vjosa Osmani që nuk e përmendi fare. E nderuan shumë edhe udhëheqësit aktualë të LDK-së që, gjithashtu nuk e përmendën dhe nuk bënë asgjë. E çnderoi shumë ekipi i Qeverisë së Kosovës, shkaku i këtyre që shkuan por se mungoi Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së Urrejtjes kundër UÇK-së, Hekuran Murati. Si mund ta nderoni Adem Demaçin e që aty të mos jenë Besnik Muçiverca, Hekuran Murati dhe gjeneralja Shvarc?

Kapakun ia vuri Glauku, kryetar i Kuvendit, zot shtëpie i një ode prej 120 burra dhe gra. Merreni me mend, si kunxh shkoi vetëm, i përcjellur vetëm nga Ilir Kërçeli, që qenka një patriot i madh i leshistanit e për të cilin, si shumë mirë i informuar, nuk kam pasur asnjë informatë. Te shqiptarët ishte një rregull që, as në kreshendosh nuk shkohej si shkoi Glauku për përkujtim. Nëse nuk keni pasur familjarë, iu jeni bashkangjitur një grupi më të madh. Për ta nderuar familjen dhe për t’ia zbutur dhimbjen. Nuk e kam të qartë kend e nderoi Glauku me këtë veprim! Mbase, leshko i madh jam unë!

Më Shumë

Kalon në Komisionin për Arsim Projektligji për Provimin e Maturës, Nagavci: Evidentohet mundësia për të kopjuar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nxënësit të së njëjtës klasë do të shpërndahen në Provimin e Maturës,...

Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Drejtues të kësaj...

Lajmet e Fundit