Në xhamitë e Kosovës sot ligjërohet për kujdesin në trafik

Bashkësia Islame e Kosovës njoftoi se me rekomandimin e kryetarit të saj, myftiut Naim Tërnava, në të gjitha xhamitë e Kosovës sot do të mbahet hytbe (ligjëratë) me temë të njëjtë, e cila do t’i kushtohet kujdesit që duhet të kemi në trafik.

Kjo veprimtari e Bashkësisë Islame të Kosovës është ndërmarrë në mbështetje për kujdesin në trafik.

Në mesazhin e hytbesë së kësaj të premteje, do të theksohen dhe shpjegohen argumentet fetare pse jemi të obliguar edhe fetarisht të përfillim rregullat e trafikut dhe që të tregojmë kujdes të shtuar.

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Lajmet e Fundit