Altin Kocaqi
Pavaresia
Edhe përse me shumë vones pavarësia erdhi me 28/11/1912. Normalisht që pengesat nga jashtë ishin të pritëshme por mosqendresa e bashkuar e shqiptarëve nuk mund të injorohet e të mos vlerësohet dhe sot e kësaj dite. Një nga figurat më të shëmtuara që punoj kundër një Shqipërie, me Kosovë e Çamëri brenda, ishte Esat Toptani i cili është një histori e mbushur me dredhira dhe tradhëtira…..por, siç duket, jo të gjithë kemi të njëjtin mendim per Esatin….
Gazetari
Gazetari Ilir Ikonomi në botimin e ri rreth figurës së Esat Toptani thotë se ‘’e gjykon ftohtë figurën e Toptanit’’ dhe se ai ‘’e ka kuptuar më mirë se e gjithë historigrafia, deri më sot, situatën në te cilën ndodhej Esat Toptani kur merrte vendime në dëm te shqiptarëve’’.
I pyetur për dorëzimin e Shkodrës ushtrisë malazeze, Ikonomi deklaron se:
“Duhet të kuptoni kontekstin e situatës për të vlerësuar nëse kjo ishte një njollë në jetën e tij, pasi shumë nuk e dinë se si ishte situata në Shkodër. Toptani me ushtrinë e tij po luftonte në Shkodër për ta mbrojtur, por Shkodra u dorëzua në kushte ekstreme, ku njerëzit po vuanin nga uria dhe ushtria po rebelohej ndaj tij. Ai ishte një negociator dhe e bëri dorëzimin pas negociatave, nuk e di se ç’do të bënte një gjeneral ushtrie tjetër në këto kushte ku ndodhej pushtimi i Shkodrës, por nuk duhet gjykuar pa kuptuar situatën”.
Ky gjykim i gazetarit nuk duket se është aspak i ftohtë dhe për më shumë të lë përshtypjen se ai nuk e ka kuptuar kurrë Esat Toptanin ose nuk dëshiron ta kuptoj se si funksiononte ai lloj njeriu. Natyrisht që askush nuk është prefekt në jetën vetë dhe të gjithë kanë dritëhijet e tyre për gjëra të rëndësishme dhe më pak të rëndësishme. Ti justifikosh këto dritëhije ndonjëherë duket se është shumë normale por të justifikosh një mëndje djallëzore si të padjallëzuar atëherë duhet të kesh besimin e plotë se lexuesit përballë teje ose janë me të vërtetë budallenjë ose ti po kërkon ti besh për budallenjë. E pakta e të paktave dhe më e ndershmja do ishte ti japte këto dokumente pa dhënë opinionin e tij dhe jo të mundohet të shfajësoj një njeri qe nuk duket se e njeh se si fuksiononte.
Tradhetari
Malësia e beri detyrën saj dhe i dëboj serbët nga Dibra duke u shkakëtuar humbje të mëdha. Në se Esati dhe të tjerët do bënin po të njëjtën punë atëherë gjerat mund të ishin ndryeshe. Europa nën trysnin e fqinjëve kishte përballë saj dy alternativa: 1. Alternativën e Vlorës me një Shqipëri të përfaqësuar nga trevat e të gjitha trojeve dhe pa kufijë përfundimtarë . 2. Alternativën e Esatit e cila ishte 100% e ndakortësuar me pretendimet serbe e greke. Rastësi??
Që ta njohim Esatin e Ilir Ikonomit dhe justifikimin që ky i fundit i bënë dorëzimit të Shkodrës shkojmë të njihemi me një dokumet që del nga Ministria e Jashtme Greke pasi këtu duket qartë se sa budallallëk është te justifikosh dorëzimin e Shkodrës. Në këtë dokumet Esati jo vetëm që nuk do të ia dijë për Shqipërinë por i mëson grekët dhe serbët se si ta justifikojnë pushtimin e Shqipërisë:
PREFEKTURA E KORFUZIT PËR MINISTRINË E JASHTME
Nr i rregjist, A YE 1913. 35, nr. 26155 Korfuzë më 14/09/1913
“Doktor Vila mu lutë të përcillja në Ministri këto. Esati i zemëruar nga qeverria e përkohshme dhe nga ambasadorët e njohur po niset drejt Serbisë në krye të një force prej 20 mijë burrash. Më porositi t’u telegrafoi të bëhet ndërhyrje ushtarake greke , me arsyen e ndjekjes së forcave kryengritëse dhe të marrin Beratin edhe Vlorën. Si te kete ndodhur kjo atëherë Esati në krye të burrave të tij do kthehet drejt takimit edhe marveshjes me forcat greke për përcaktimin e kufijve ndakortë me dëshirat tona. Më porositi,po ashtu, që kjo të bëhej shpejtë edhe të më telegrafoni menjëherë që ti jap atij porosit tuaja të Martën e ardhëshme. Mundësisht propozojuni zyrtarishtë serbëve që edhe ushtria e tyre të veproj po kështu duke pasur një preteks të mrekullueshëm për zbrazjen e Dibrës nga forca kryengritëse e popullit përreth e ndihmuar edhe nga oficerët Bullgarë në Dibër. Qeverria Shqiptare u terhoq para kërkesave të Esatit, këmbëngulë vetëm për negiocimet e Austrisë edhe Italisë edhe të mbajë qeverrin aktuale në Vlorë për arsyet e njohura. Për këtë Esati do na përgjigjet nesër. Dëshiron shmangien e përleshjeve me armë edhe propozon atë që thamë më sipër. Ju falenderon për çështjen e njohur”.
Prefekti i Korfuzit Qehajas
Kush mund të na thojë se Shkodra nuk negociua po me të njëjtën mënyrë?