Nën patronatin e ministrit Kujtim Gashi, përkujtohet Beteja e Jeshkovës

Nën patronatin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në Prizren organizohen aktivitete në përkujtim të Betejës së Jeshkovës.

Në këtë betejë kanë ranë në altarin e lirisë 21 dëshmorë .

Sot , në Qendrën Sportive “Andrra” zhvillohet turneu I futbollit të vogël. Gara fillon në orën 9 dhe do ta zgjatë deri në orën 17:00, ndërsa në orën 17 e 30 parashihet të organizohet ndarja e shpërblimeve për më të mirët.

Nesër, në orën 10 do të bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Në orën 11:00, do të bëhen homazhe te lapidari dhe varrezat e dëshmorëve ne Jeshkovë, ndërsa në orën 12:00 do të mbahet Akademia Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Xhemali Berisha” në Prizren.

Më Shumë

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit