Nëna e Luiz Ejllit gati për surprizën e madhe për të birin, zbulohen detajet

Luiz Ejlli është padiskutim kryefjala e këtij Big Brotheri duke u kthyer në fenomen mediativ.

Këngëtari dhe Kiara Tito do të bëjnë gati dasmën e tyre, sapo të mbarojë “Big Brother”. Këngëtari i propozojë për martesë moderatores, duke emocionuar jo vetëm atë, por edhe publikun jashtë.

Por ajo që nuk di këngëtari, është fakti se nëna e tij ka mbërritur nga SHBA në Shqipëri, për t’i bërë një surprizë atij në natën finale.

Kiara e pyetur nëse tashmë që është e fejuar, do të takojë nënën e Luizit, Kiara përgjigjet me siguri: “Normal që do ta takoj”.

Mamaja e Luizit ka gati 1 javë që ka mbërritur në vend dhe ajo do të jetë pikërisht surpriza që do ti bëhet këngëtarit në finale e madhe të 6 maji. Por deri kur të shkojmë tek ajo natë, takimi i Kiarës dhe vjehrrës së saj, pritet të ndodhë përpara.

Ndërkohë një mendim pozitiv për nusen ka shprehur edhe motra e këngëtarit.

Që në fillim të këtij edicioni marrëdhënia e Luizit me familjarët e tij ka qenë në qendër të vëmendjes. Këngëtari u shpreh se ishte future në lojë pa i treguar familjes dhe se nuk priste që nëna e tij të vinte ta takonte. Vetë Luizi u shpreh se nëse do të vinte, fjala e parë që do ti thoshte do të ishte ‘si u fute pa më thënë’.

Artisti la të kuptohej se ishte bërë pjesë e lojës pa lajmëruar familjarët e tij. Duket se shkak për këtë është bërë pikërisht një debat që ka pasur me familjen e tij kohët e fundit para se të bëhej pjesë e formatit.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit