2.2 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Nëndega “11 Marsi” e PDK-së në Prizren, aderon në NISMA

Anëtarët e Nëndegës “11 MARSI” të PDK-së në Prizren, kanë aderuar në subjektin NISMA.

Xhemë Morina, Gani Gashi, Muhamet Bytyqi dhe Lirim Lezi përfundimisht kanë braktisur PDK-në për t’ju bashkuar NISMË-s.

Ata kanë treguar se nga PDK-ja janë larguar pasi që janë ndjerë të tradhtuar nga struktura e kësaj partie në Prizren.

“Injoranca është virtyt i tyre dhe se ata nuk shohin asgjë përveç interesave personale”,ka thënë ish anëtari i Kryesisë së Nëndegës “11 Marsi” në Prizren Xhemë Morina.

Ndërsa aderimin e tyre në NISMA e vlerësojnë me faktin se ky subjekt po vazhdon të tregoj një performancë që është për tu admiruar dhe se fuqishëm pë jep shenja se po e materializon në vazhdimësi konceptin e ndryshimit të nisur nga kryetari kësaj partie z. Fatmir Limaj, i cili dëshmoi vlerat e tij në luftë dhe të njëjtat po i dëshmon edhe në shtetndërtim.

Kryetari i degës së NISMËS në Prizren, Sinan Aliaj, tha se në NISMA është një mentalitet krejt tjetër politik.

“Ne në kontinuitet do të përpiqemi ti njohim vlerat dhe iniciativat e aktivistëve dhe njerëzve meritor dhe se ata duhet të çmohen dhe vlerësohen për kontributin e dhënë”, ka thënë Aliaj.

Xhemë Morina është zgjedhur kryetar i Nëndegës së Nismës “11 Marsi” në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tërmet me magnitudë 4.8 godet Kosovën

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në Kosovë, me epiqendër në zonën e Shtërpcës. Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja...

AME: Prizreni është zonë sizmogjene aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se mbrëm në orën 22:05 territori i Kosovës, përkatësisht zona juglindore Prizren–Shtërpcë, është goditur nga një tërmet...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit