18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Nënkryetari i Prizrenit: Militantët e PDK-së do t’i kisha zgjedh drejtorë të shkollave

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, nuk e fsheh dëshirën për zgjedhjen e militantëve të PDK-së në pozitat për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave.

Ai, tha se po të kishte qenë drejtor i Drejtorisë së Arsimit, shkollat e Prizrenit do të ishin drejtuar nga anëtarët e PDK-së.

“Unë me pas qenë drejtor i Arsimit krejt drejtorët e shkollave do të kishin qenë të PDK-së. Këtë nuk e fsheh”, tha Gashi, në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka anuluar konkursin për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë për 30 shkolla.

Konkursi është rishpallur.

Ndërkaq, në konkursin e parë, me drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të rinj janë bërë vetëm gjashtë shkolla, shkruan “PrizrenPress”.

Nënkryetari i Prizrenit, Gashi përgëzoi drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj, për përpjekjet që po i bënë për të depolitizuar arsimin në Prizren.

“E përgëzoj drejtoreshën për të gjitha veprimet që i ka bërë në përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave. Ajo po mundohet të bëjë një konkurs të drejt për ta depolitizuar arsimin në këtë qytet. Kjo nuk është e lehtë”, tha Gashi.

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka se nuk do të ketë drejtorë dhe zëvendësdrejtorë politik të shkollave.

“Ju siguroj se asnjë ndikim nuk e ka pasur Komisioni Përzgjedhës. Nuk do të ketë drejtorë, e as zëvendësdrejtorë të shkollave me emërime politike ,siç ka qenë deri më tash. Do të ketë drejtorë dhe zëvendësdrejtorë me integritet”.

Ndërkaq, partitë opozitare vazhdojnë të akuzojnë pushtetin për politizim të arsimit në Prizren. /PrizrenPress.com/


 

RENELUAL TAHIRI prezenton objektin afaristo-banesor “Park Residence”
?Prizren te Parku i Qytetit – Përball Interex-it
Sponsorizuar
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Më Shumë

SBASHK-ende pa vendim për grevë në shtator

 Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e Kulturës, ende nuk është në një mendje, nëse nga shtatori do të ketë grevë në arsim. Kreu i...

Rreth 60 aksidente trafiku për 24 orë

Brenda 24 orëve në Kosovë u shënuan 59 aksidente trafiku. Kështu bën me dije raporti i policisë. Po ashtu u regjistruan 24 aksidente me të lënduar...

Lajmet e Fundit