7.5 C
Prizren
E diel, 19 Prill, 2026

Nëntë aktakuza ndaj 11 personave në Prizren

Nëntë aktakuza ndaj 11 personave janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, shkruan “PrizrenPress”.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë i pandehuri me inicialet K.Ll.,shtetas i Republikës së Shqipërisë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar sipas urdhërarrestit të shtetit të Francës, se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 të KPRK-së”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”/”Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lëhtë trupor”;

Më Shumë

Tërhiqet nga boksi Amarildo Bakaj në moshën 26-vjeçare

Boksieri i njohur shqiptar, Amarildo Bakaj, ka tronditur opinionin sportiv duke njoftuar tërheqjen e parakohshme nga ringu në moshën 26-vjeçare. Përmes një reagimi prekës në...

Tragjedia në Malishevë: Përcillen në banesën e fundit tre anëtarët e familjes Berisha

Tre anëtarë të familjes Berisha nga fshati Gurbardh janë përcjellë sot për në banesën e fundit, pasi humbën jetën tragjikisht si pasojë e zjarrit...

Lajmet e Fundit