11.3 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Nëse dashuron një poete

Poezi nga Ela Zdrava

Nëse dashuron një poete,
shpirtin zemra do ta shkund,
do puthësh vargun,
do humbësh fillin,
në botën e saj krejt ti humb.

ëmbël me valë do të të përkëdhelë,
do të përplasë me dallgë deti,
do të kthejë në varkë të humbur,
do të thërrasë në zemër i imi Mbreti.

Nëse dashuron një poete,
në shpirt do të pikojë vesë argjend,
petale zemre do të çelin,
po aq fort shpirti do të të dhemb.

Nëse dashuron një poete,
akullnajat e shpirtit do t’i bëjë zhur,
zjarrin që të djeg do ta akullojë,
e zemrën pamëshirë do ta kthejë në gur.

Do të frymosh pafund qetësinë,
kur t’i mbledh për ty gjithë yjet e qiellit,
do të ndjesh vërtetë ngrohtësinë,
kur të të mbështjellë me rreze dielli.

Nëse dashuron një poete,
me fuqinë e fjalës fort do të të ndriçoje,
sado ta vrasësh, s’e dorëzon as tingullin,
në prehrin e saj shpirti do të qëndrojë.

Nëse dashuron një poete
botën do ta kesh krejt në duar,
ujërat e qeta
mund ta trazojnë shpirtin,
ka fuqi të të bëjë engjëll
edhe kur je dragua.

Mos dashuro një poete,
bota e saj ndonjëherë
do të duket ëmendine.

Mos dashuro një poete,
zemra aq fort do ta dojë,
sa shpirtit do t’ia vrasë lirine. / KultPlus.com

Më Shumë

Fatos Nano, një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare

Lajmi për ndarjen e Fatos Nanos nga jeta më solli një trishtim të heshtur, por edhe një kujtesë të gjallë të një kohe që...

Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë, Astrit Isufi, është liruar nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Lajmin e...

Lajmet e Fundit