11.8 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Nëse Isa nuk e bën Qeverinë brenda dy javësh, Presidentja nominon kandidat tjetër

Isa mustafaaaaShtyrja e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës për nesër në orën 12, ka hapur debate e dilema. Po diskutohet për kushtet e Listës Serbe që të përfshihet në Qeverinë e Kosovës, me disa kushte, mes të cilave pjesëmarrja në AKI dhe menaxhimi me Doganat.

Nëse gjendja do të vazhdonte kështu edhe për disa ditë dhe mandatari për kryeministër, Isa Mustafa nuk arrin ta formojë qeverinë brenda 14 ditësh, sipas Kushtetues, Presidentja duhet ta nominojë dikë tjetër për kryeministër, shkruan express.

Neni 95, pika 2 e Kushtetutës së Republikës thotë:

“Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit”.

Në të kundërtën, pas 15 ditësh sipas Kushtetutës, Presidenti i vendit, ka kompetenca që ta nominojë dikë tjetër për kryeministër.

Më Shumë

I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të hënën mbrëma, më 9 shkurt 2026, rreth orës 20:55, në Pikën e Kalimit Kufitar në...

Liria bie nga Kupa, Munishi debuton me humbje

Liria e Prizrenit është eliminuar nga Kupa e Kosovës pas humbjes 2:1 ndaj Gjilanit në ndeshjen e zhvilluar sot. Ekipi prizrenas, nën drejtimin e...

Lajmet e Fundit