Nesër fillon festivali ”Femmes FATALES”

Femmes Fatales-prishtineQë nga nesër më 27 maj do mbahet festivali” Femmes FATALES ”, në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, i organizuar nga Artpolis për të drejtat e njeriut.

Ky festival do të sjell artin origjinal të projektuar dhe krijuar nga gratë që do të përfshihen shfaqje teatrale, filma dokumentarë dhe të shkurtër, lexime skenike, punëtori, ekspozita, performansë, promovim librash, diskutime dhe prezantime, dhe forma të tjera të artit të bëra nga gratë në Kosovë dhe në rajon (Maqedoni, Serbi, Shqipëri).

Kjo është hera e dytë që në Kosovë organizohet një festival i llojit  të tillë i cili do të mbahet prej 27 deri më 31 maj të këtij viti.

Më Shumë

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Lajmet e Fundit