7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Nesër mbyllen disa rrugë për qarkullim të veturave në Prizren

Për shkak të nevojës për gropim të rrugës për rehabilitimin e linjës së ujit të pijes, nga nesër do të fillojnë punimet në lagjen ‘Ralin’, me ç’rast do të jenë të mbyllura disa rrugë për qarkullim të veturave.

Kështu, rruga “Hafiz Ismail Haki” nga kryqëzimi që lidhet me rrugën “Ardian Zurnaxhiu”, si dhe një pjesë e rrugës “Enver Haradinaj” do të jenë të bllokuara deri në përfundim të punimeve.

Automjetet e vogla në këtë rast si rrugë alternative mund t’i shfrytëzojnë rrugët “Hysen Rexhiq” që lidh lagjen e Kurilës me Ralinin, si dhe rrugën “Kosova” për qarkullim nga lagjja e Bazhdarhanes. Ndërkaq, rruga për Prevallë do të mbetet e hapur.

Sipas planit dinamik, punimet janë paraparë të zgjasin deri 21 ditë pune.

“Lusim qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe t’i shfrytëzojnë rrugët e tjera alternative derisa të kthehen këto rrugë në gjendje të rregullt”, thuhet në njoftimin e Komunës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mozzik godet me “Diss”, kënga me tekst kontrovers që po trazon publikun

Mozzik ka bërë lëmsh rrjetin me publikimin e këngës së tij më të fundit, “Diss”, e cila vjen me një tekst kontrovers dhe befasues,...

Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radarëve mobilë

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit janar, përmes pajisjeve inteligjente dhe radarëve mobilë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 128 gjoba...

Lajmet e Fundit