Nesër përkujtohet dëshmori, Ismet Gashi

Dëshmori Ismet Gashi, i cili me profesion ka qenë avokat, përkujtohet nesër, në 20- vjetorin e rënies.

Akademia përkujtimore mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren në ora 12:00.

Kjo akademi organizohet nga Oda e Avokatëve në Prizren dhe shoqatat e dala nga lufta.

Pjesëmarrjen në akademi e ka paralajmëruar edhe ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Abelard Tahiri, kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, prokurori i Prokurorisë Speciale Sylë Hoxha, si dhe kolegë dhe bashkëluftëtarë të tjerë. /Q. TH. /

Më Shumë

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Lajmet e Fundit