12.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Suharekë / Pesë viktima për dy ditë në një komunë të vogël të Kosovës

Në këtë vend me 361 kilometra katrorë territor dhe sipas statistikave të fundit, me 60 mijë banorë, vetëm me 3 ngjarje që ndodhën brenda dy ditëve, shkaktuan shqetësim në tërë Kosovën.

Dy vrasje dhe një aksident me fatalitet, ndodhën në këtë komunë në dy ditë të vikendit, 16 dhe 17 mars 2019.

Më 16 mars, rreth orës 14:00, në magjistralen Suharekë – Shtime, saktësisht në vendin e quajtur Duhël, kanë vdekur tre persona, tre të rinj.

Viktimat ishin të vitit të lindjes 1996, 1998 dhe 1999.

Aksidenti kishte ndodhur në mes të një veture, një kamioni dhe një kamionete, nga ku pos vdekjeve, lëndime mori edhe një person.

Nga hetimet e para që u bënë atë të shtunë, policia thanë se hetuesit e njësisë së trafikut rajonal dhe Prokurorit të Shtetit, është kuptuar se shkaktar i aksidentit mund të jetë tejkalimi në vendin e ndaluar, në vijë të plotë në kthesë.

“Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal dhe Prokurorit të Shtetit bëhet e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë drejtuesi i veturës i cili hyri në tejkalim në vendin e ndaluar (vijë e plotë dhe kthesë) dhe në mënyrë frontale goditi kamionin i cili ishte në drejtimin e kundërt, ku për pasoj shkakton aksident trafiku me fatalitet”, thuhej tutje në raportin e Policisë.

Vozitësi i kamionit, pas këtij aksidenti u ndalua për 48 orë dhe trupat e pajetë u dërguan atë ditë për obduksion.

Por, rrugët e Rrafshit të Dukagjinit, ka kohë që po përgjaken nga aksidentet fatale dhe nga vrasjet.

Një aksident që ka shuar një familje, kishte ndodhur më 23 shkurt të 2019, në rrugën Prizren – Zhur. Edhe ky aksident kishte ndodhur në mes të një kamioni dhe një veture.

Në familjen Sope, vdiqën një 50-vjeçar, bashkë me dy djemtë e tij, 24 vjeçar dhe 22-vjeçar.

Për numrin e madh të aksidenteve që po i fut njerëzit në arkivole, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme hetim të detajuar për shkaqet se pse po ndodhin.

Sipas Haradinajt, lehtë është të thuhet se arsye është shpejtësia mirëpo se, sipas tij ekzistojnë edhe dyshime për mënyrën e marrjes së patentë shoferëve.

Të dielën, më 17 mars 2019, në fshatin Studençan të Suharekës, pas një zënke mes dy vëllezërve janë shkrepur plumba.

Në këtë zënkë, lëndime ka marrë edhe një grua, po ashtu familjare e tyre, një 43-vjeçare. Deri tani nga kjo ngjarje u bë e ditur se krimi ndodhi për shkak të trashëgimisë familjare, për një pronë.

Ismet Gegaj, 64-vjeçar, nga fshati Studençan i Komunës së Suharekës ka mbetur i vrarë pas një zënke për pronë me vëllain, Bajram Gegaj, 72-vjeçar.

Siç u bë e ditur, i dyshuari Bajram Gegaj e qëlloi për vdekje 6 herë me armë të vëllain e tij, Ismetin.

Policia, atë ditë bëri të ditur se viktima e këtij rasti, 64-vjeçari, më herët ishte dënuar 14 vite për një vrasje të kryer.

Po të njëjtën ditë, më 17 mars 2019, në një kazino të të njëjtës komunë, Suharekës, u gjet i vrarë një 32-vjeçar.

I dyshuar për vrasjen në kazino, është një rreshter i Policisë së Kosovës, të cilit tashmë iu është caktuar paraburgimi prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Ai është Shefki Spahiu, i cili sipas gjykatës, 32-vjeçarin Jetmir Aliaj, e kishte qëlluar me plumb në kokë.

Sipas njoftimit nga Themelorja, polici dyshohet se kishte synuar grabitje në një kazino në rrugën e Reshtanit dhe kishte qëlluar Jetmir Aliajn, punëtor i kazinosë.

Gjykata ka treguar se polici ka qëlluarin viktimën me armën e markës “Glock” në kokë, kështu duke i shkaktuar lëndime të rënda dhe duke e lënë të vdekur.

Themelorja ka thënë i dyshuari kishte qëndruar deri në orën 05:00 dhe ishte kthyer sërish kah ora 07:30 “dhe papritmas gjatë lëvizjes në kazino në një moment nxjerr armën – pistoletën e markës Glock, dhe nga një afërsi – distancë një metër shtënë një herë në pjesën e epërme të kokës të të ndjerit me iniciale J.A. i cili ka qenë i ulur në fotele dhe nga plaga e marrë mjeku i Emergjencës në Suharekë konstaton vdekjen” .

Kjo është vrasja e tretë brenda javës së kaluar në Kosovë. Të martën e kaluar, u vra një burrë në Marmull të Gjakovës. Edhe vrasja në Gjakovë dyshohet se ndodhi për shkak të një prone.

Më Shumë

Pse u varros trupi i Esat Pashë Toptanit në varrezat serbe në Paris! Studiuesi zbulon të vërtetën!

 Studiuesi Sokol  Kika flet për mitin që thotë se trupin e Esat Pashë Toptanit e morën serbët dhe e varrosën në varrezat e tyre...

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

Lajmet e Fundit