20.8 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025

Neutral

MunirBasha-PK8-29Partia Konservatore e Kosovës (PK) në Prizren, po planifikon që të jetë neutral në balotazh të kandidatit të PDK-së Ramadan Muja dhe të LDK-së, Eqrem Kryeziu.

Kryetari i PK-së, Munir Basha tha se disponimi i anëtarëve të Kryesisë, është që në balotazh të mbesin neutral. “Jemi duke i pritur rezultatet përfundimtare të KQZ-së. Kur t’i marrim rezultatet do të shikojmë, edhe pse disponimi është që të mbesim neotral në balotazh”, tha Basha për “PrizrenPress”.

Ai tregon se nga dy partitë politike kanë marrë “selame”, që t’i mbështesin në balotazh. “I kemi marrë disa ‘selame’, mirëpo nuk i kemi shqyrtuar. Disponimi është që të mos mbështetet as Muja as Kryeziu”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

18 vjet nga shuarja e Faruk Begollit

Sot shënohen 18 vjet nga vdekja e Faruk Begollit, njërit nga figurat më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë kosovare. Njëri prej aktorëve më të...

Balje: Kam shpresë që në këto 30 ditë dikush do të lëshojë pe

Deputetja Duda Balje para seancës konstituive ta se ka shpresë që në këto 30 ditë dikush do të lëshojë pe. Ajo gjithashtu u shpreh se...

Lajmet e Fundit