9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Nexhat Çoçaj: Do të vazhdoj të jem drejtor, s’ka fakte që kam bërë keqpërdorime

Drejtori komunal i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj edhe pse është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren për keqpërdorim të detyrës vazhdon ta mbajë postin e kreut të arsimit në këtë komunë.

Çoçaj në një prononcim për Gazetën Fjala e ka cilësuar vendimin e gjykatës të ngutshëm duke thënë se pafajësinë e tij do ta shpallë Gjykata e Apelit.

Ai thotë se do të vazhdojë të jetë drejtor drejtorisë së Arsimit në këtë komunë.

“Kjo punë do të vërtetohet në Gjykatën e Apelit. Këtë besim e mbështesë në faktin se manifestimi është mbajtur dhe asnjëherë nuk janë keqpërdorur të hollat, gjë të cilën e dëshmojnë rreth 10 mijë nxënës që kanë marrë pjesë në manifestim”, ka thënë Çoçaj për Gazetën Fjala.

Ndërkohë që Gjykata Themelore ka shpallur fajtor drejtorin komunal të Arsimit në Prizren si dhe dy mësimdhënës të tjerë për keqpërdorim të mjeteve financiare të dedikuara për manifestimin kushtuar dëshmorit të luftës së UÇK-së, “Java e Remzi Ademajt” për 5 vjet rresht./GazetaFjala/

Më Shumë

Besniku i Drinit të Bardhë operohet me sukses

Futbollisti i Drinit të Bardhë, Besnik Krasniqi, ka kaluar sot me sukses ndërhyrjen kirurgjikale për trajtimin e ligamentëve të dëmtuar, pas lëndimit të pësuar...

Kastrati uron qytetarët për Fitër Bajram

Kryetari i Malishevë, Ekrem Kastrati, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajrami. Në...

Lajmet e Fundit