18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Haradinaj: Qytetarët i thanë JO qeverisjes së Thaçit

Ramush Haradinaj 1Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i zgjedhur si kryeministër i Kosovës nga marrëveshja paszgjdhore e nënshkruar nga tri partitë e opozitës, i bën thirrje Hashim Thaçit të respektojë dokumentin pasi personifikon votën e qytetarëve, të cilët i kanë thënë JO një qeverie “Thaçi 3”.
Haradinaj duke i quajtur pa vend komentet për ligjshmërinë e shumicës së re ka folur si kryeministër i Kosovës në një intervistë ekskluzive për Ora News.

”Është një marrëveshje politike opozitare për të ndërtuar qeverinë e vendit. Në emër të tre partive është bërë dhe nominimi i kryetarit të qeverisë dhe jemi marrë vesh për postet e tjera. Nuk kam koment për qëndrimin e PDK-së. Ne shkojmë më tutje drejt konstituimit të Parlamentit dhe më pas qeverisë. Formimi i qeverisë nuk ka telashe, 70 për qind e qytetarëve të vendit kanë votuar kundër qeverisë së zotit Thaçi dhe në emër të kësaj jemi bashkuar. Kjo është ngjarje e rëndësishme dhe Thaçi duhet ta respektojë”, tha Haradinaj në një intervistë për Ora News.

Duke folur si kryeministër i ardhshëm Haradinaj tha se do të jetë një qeverisje e përgjegjshme pa korrupsion dhe do të mbajë premtimin për të ngritur një zyrë të veçantë për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Të gjithë partitë opozitare e kuptojnë se duhet të qeverisim përgjegjshëm pa korrupsion dhe të shtrimë ligjin në të gjithë vendin kjo nënkupton një drejtim të ri të qeverisë. Herët kam pasur ide për një zyrë për Preshevën dhe shumë shpejt do të realizohet”, tha Haradinaj. /

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira, gjatë ditës mund të ketë shi e rrufe

Ditën e enjte mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.   Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto vranësira do të intensifikohen...

Motoçiklisti lëndohet rëndë pasi u godit nga vetura

Një motoçiklist ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi u godit nga një veturë. Aksidenti ka ndodhur sot në Prizren, në rrugën “Beteja e Kabashit”. Lajmin...

Lajmet e Fundit