Neymar nuk duron më, ankohet për videot e trajnerit Emery

Aventura e yllit Neymar te PSG-ja nuk po shkon ashtu siç ai e kishte ëndërruar. Sajti brazilian “UOL Esporte” njofton se 25-vjeçari ka pakënaqësi për “maninë” e trajnerit Unai Emery për ta ndihmuar taktikisht duke përdorur videot.

Sulmuesi acarohet kur i duhet të dëgjojë deri në 30 minuta për mënyrën se si duhet të luajë. Ai është lojtar i aksionit dhe jo i mendimit. Kjo ka bërë që të ankohet te drejtuesit e klubit, sepse nuk duron më. Pavarësisht se edhe trajneri i Brazilit, Tite, i përdor videot, ai problemin e ka me stërvitjen në klub.

“Neymar ka nevojë për kohë që të përshtatet dhe që shokët e tij të përshtaten me të. Ai është një lojtar i cili krijon shumë presion dhe ashpërsi kur ka topin. Është Neymar, luan si Neymar dhe do të rritet si Neymar. Po analizojmë disa video me të për të parë se si mund të rritet, sidomos në pozicionim dhe në lidhjen me skuadrën”, – tha Emery së fundmi.

Ish-lojtari i Barcelonës, megjithatë, nuk ndihet rehat me këto kushte, gjë që ia ka komunikuar edhe skuadrës. E vetmja gjë që i pëlqen nga trajneri i tij është fakti se deri tani ky i fundit i ka dhënë liri në fushë.

Më Shumë

Stadiumi i ri i Suharekës pajiset me leje ndërtimore, hapet rruga për nisjen e projektit madhor

Komuna e Suharekës ka dhënë lejen ndërtimore për stadiumin e ri sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 6,500 ulësesh të mbuluara. Një hap i...

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Lajmet e Fundit