15.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Neymari dëshiron rikthimin te Barcelona

Neymar u transferua verën e kaluar te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro, por tani thuhet se dëshiron rikthimin te Barcelona.

Sipas mediumit katalunas “Mundo Deportivo”, Neymar i ka thënë Barcelonës se ai dëshiron të kthehet në “Camp Nou”. Braziliani thuhet se i vjen keq për vendimin e tij të marr për t’u larguar drejt PSG-së dhe për të dalë nga hija e Lionel Messit.

Kështu, ylli brazilian dëshiron të dijë se çfarë do të duhet të bëjë për t’u kthyer në Kataluni te Barcelona. Raporti i mediumit sugjeron se 26-vjeçari do të kalojë një vit më shumë në Paris përpara se të përpiqet të iniciojë një kthim në Spanjë në vitin 2019. Ky medium thekson se Neymarit i mungojnë shumë ish-bashkëlojtarët e tij dhe do donte një ribashkim me ta.
Te Barcelona largimin e tij e shohin më shumë si një alibi për të mundur të transferohet në të ardhmen te Realit. Por, kështu nuk mendojnë edhe mediet spanjolle të cilat tani shumë besojnë në rikthimin në “Camp Nou” të Neymarit.

Më Shumë

Nis mbulimi i fushave të tenisit në Prizren, ministri Çeku: Tenisi më nuk do të jetë sport sezonal

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se në qytetin e Prizrenit ka filluar me mbulimin e fushave të tenisit, për...

Shqetësime për shëndetin e Mike Tyson para duelit me Jake Paul

Shqetësime të reja janë ngritur në lidhje me ndeshjen e ardhshme profesionale midis YouTuber-it të kthyer në boksier Jake Paul dhe ish-kampionit të peshave...

Lajmet e Fundit