11.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Nga AKI-ja nuk ka kush t’i raportojë Kryeministrit

AKIPresidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa i kanë edhe dhjetë ditë kohë për ta emëruar Inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së. Ky vend ka mbetur vakant nga 2 shkurti kur Agron Selimaj ka kaluar në nivelin më të lart hierarkik të shërbimit inteligjent, atë të drejtorit të AKI-së.

Me Ligjin për AKI-në është e definuar që Inspektori i Përgjithshëm të emërohet brenda njëzet ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë.

Emërimi i inspektorit të përgjithshëm parashihet të bëhet mbi baza të integritetit, përputhjes ndaj standardeve të sigurisë së AKI-së, dhe përvojës në lëmi të sigurisë apo administrimit qeveritar në Kosovë.

Ndryshe nga drejtori dhe zv.drejtori i AKI-së, inspektori i raporton drejtpërdrejt kryeministrit, ndërsa në çdo gjashtë muaj është i obliguar t’i raportoj organit mbikëqyrës parlamentar me kërkesë specifike me shkrim.

Inspektori i përgjithshëm shërben për një mandat katërvjeçar, që mund të përtërihet edhe për një mandat katërvjeçar.

Emërimet në AKI janë imponuar pas 16 janarit kur ish- shefi i AKI-së Bashkim Smakaj, dha dorëheqje dhe të njëjtën ia miratuan presidentja dhe kryeministri. /Tribuna/

Më Shumë

Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjakovë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Sigal Prishtina nuk arriti të shfrytëzojë epërsinë e shkurtër...

Gërxhaliu paralajmëron rritje zinxhirore të çmimeve: Shtrenjtimi i naftës mund të thellojë inflacionin në Kosovë

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu,  ka paralajmëruar se rritja e çmimit të derivateve të naftës pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë...

Lajmet e Fundit