8.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Nga e hëna priten ngricat

Pas reshjeve të shiut gjatë dy ditëve, në vendin tonë ka rënë borë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me fjolla bore.

Sipas IHK-së, vendi i ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Si pasojë e reshjeve, IHMK paralajmëron daljen e këtyre lumenjve nga shtretërit e tyre
“Më tej parashihet të ketë kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsisus. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e institutit.

Sasitë mesatare të reshjeve të regjistruara deri më tani në rrjetin meteorologjik të Kosovës janë rreth 60mm (l/m2) në rrafsh të Kosovës, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit sasitë rekorde janë regjistruar në Junik me 90 mm(l/m2)

Në javën tjetër pritet që mëngjeset të jenë me ngrica të cilat do të paraqesin vështirësi në komunikacion.

Më Shumë

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

Nesër bllokohet rruga “Halil Berisha” në Prizren për shkak të punimeve në kanalizim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 06 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, rruga...

Lajmet e Fundit